Plagosi me çekiç ish-vjehrrin në Roskovec dhe u largua, dyshohet se autori është daja i deputetes Zegjine Çaushi

Deputetja Zegjine Caushi

TIRANË ,14 shtator 2026 /Albania Express News/-Një plagosje me çekiç është regjistruar mbrëmjen e djeshme në fshatin Suk të Roskovecit, ndërsa policia vijon kërkimet për kapjen e autorit të dyshuar.

Sipas burimeve për mediat, autori i dyshuar i ngjarjes është një person i cili dyshohet se ka lidhje familjare me deputeten socialiste Zegjine Çaushi, konkretisht daja i saj. Megjithatë, identiteti i tij nuk është konfirmuar zyrtarisht nga autoritetet.

Mësohet se i dyshuari ka shkuar në banesën e ish-bashkëjetueses së tij, ku pas një konflikti me babain e saj, dyshohet se e ka goditur këtë të fundit me çekiç.

I plagosuri, i identifikuar me inicialet E.G., është transportuar për në Spitalin Rajonal të Fierit, ku ka marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Sipas të dhënave paraprake, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe vijon të jetë nën kujdesin e mjekëve.

Ende nuk dihen rrethanat e plota që çuan në përshkallëzimin e konfliktit dhe përdorimin e çekiçit. Pas ngjarjes, autori i dyshuar është larguar nga vendi i ngjarjes dhe është shpallur në kërkim nga policia.

Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes, zbardhjen e motiveve dhe lokalizimin e autorit të dyshuar.

Hetimet vijojnë, ndërsa çdo detaj mbi identitetin dhe përgjegjësinë e personit të dyshuar mbetet për t’u konfirmuar zyrtarisht nga autoritetet.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME