Pezullimi i Belinda Ballukut nga detyra, zbardhet kërkesa e Qeverisë për Gjykatën Kushtetuese

Qeveria ka depozituar këtë premte në Gjykatën Kushtetuese një kërkesë zyrtare që lidhet me pezullimin nga detyra të zëvendëskryeministres Belinda Balluku.

Kjo kërkesë vjen pas vendimit të GJKKO-së për vendosjen e masës ndaluese ndaj saj, vendim që qeveria e konsideron në konflikt kompetencash.
Nga kërkesa e zbardhur nga Gjykata Kushtetuese, Kryeministria argumenton se është krijuar një konflikt kompetencash midis Kryeministrit dhe Këshillit të Ministrave, nga njëra anë, dhe Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, nga ana tjetër, lidhur me të drejtën për pezullimin e një anëtari të kabinetit qeveritar.

Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, raporton se në kërkesën e paraqitur, qeveria i kërkon Kushtetueses:
Shfuqizimin e vendimit nr.118, datë 19.11.2025, të GJKKO-së, për pjesën që vendos masën ndaluese ndaj Belinda Ballukut;
Pezullimin e menjëhershëm të këtij vendimi, deri në përfundimin e shqyrtimit nga Gjykata Kushtetuese;
Interpretimin e nenit 103, pika 3, të Kushtetutës, që lidhet me procedurat dhe autoritetin për pezullimin e anëtarëve të qeverisë.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

“Michelin” përzgjedh 20 hotele në Shqipëri, Gonxhja: Promovim në tregun ndërkombëtar

TIRANË, 23 tetor 2026 /Albania Express News/-Njëzet hotele në...

LIBRAZHD | Gjimnazi “Ibrahim Muça” organizon aktivitet letrar me studiues, poetë dhe nxënës

Letërsia na bashkon, libri na frymëzon! Gjimnazi “Ibrahim Muça”...

Urdhri i kryeministrit Edi Rama/ Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Besmir Beja jep dorëheqjen nga detyra

TIRANË, 23 tetor 2026 /Albania Express News/-Drejtori i Përgjithshëm...