Peru, grumbullimi i tifozëve në stadiumin e Limës rezultoi fatal; 1 viktimë dhe disa të plagosur

Të paktën 1 person humbi jetën dhe 47 të tjerë mbetën të plagosur në stadiumin Alejandro Villanueva, e skuadrës peruane Alianza Lima gjatë një grumbullimit të tifozëve që provokoi shtyrje të turmës që rezultoi fatale.

Lajmi bëhet i ditur nga agjencia spanjolle e lajmeve EFE sipas së cilës, bilanci u konfirmua nga Ministri Peruan i Shëndetësisë, Juan Carlos Velasco.
Në fillim u fol për shembjen e një muri të tribunës në pjesën jugore të impiantit, i njohur si Matute. Një lajm që u përgënjeshtrua nga zjarrfikësit, sipas të cilëve, struktura e stadiumit është në gjendje të mirë dhe se nuk ka pasur asnjë shembje muri,

Sipas raportimit të ministrit Velasco, tifozët e skuadrës së Limas u shtynë me njëri tjetrin gjatë grumbullimit aq sa solli këtë rezultat fatal. Tifozët kishin përgatitur edhe një banderolë gjigande dhe grumbullimi ishte konceptuar si festiv për të mbështetur skuadrën e tyre në prag të ndeshjes.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Trajneri Ivan Gvozdenoviç “mbreti” i marsit, AF Elbasani konfirmon ambiciet për titull në Superiore

Ivan Gvozdenoviç vazhdon të shkruajë historinë me AF Elbasanin,...

Superliga, Dinamo City mund 4-1 AF Elbasanin

TIRANË, 4 prill /Albania Express News/ – Dinamo City...

TTW: Shqipëri-Greqi pakt revolucionar në turizmin ndërkufitar për 2026-ën

TIRANË, 4 prill /Albania Express News /- Për dekada...

Kategoria e Parë/Fitojnë kryesueset e kampionatit, Kukësi mposht Apoloninë për mbijetesën

Janë zhvilluar këtë të shtunë 5 ndeshje të javës...