Përplasje e fortë te kryeministria, bulevardi si fushëbetejë. Protestuesit breshëri gurësh drejt efektivëve, policia përgjigjet me ujë me piper dhe gaz lotsjellës. Tubimi mbyllet me “armëpushim”

TIRANË, 16 tetor 2026 /Albania Express News/-Protesta e dhunshme në Tiranë vijon prej katër ditësh. Ndryshe nga ditët e kaluara, ndoshta ndikuar edhe nga lodhja e madhe e ditëve të shkuara deri natën vonë, sot protesta nisi më vonë dhe më e qetë.

Protestuesit, pasi marshuan nëpër rrugët e Tiranës, fillimisht u mblodhën përpara Ministrisë së Arsimit, ku i priti kreu i FNSH për Tiranën, i cili i bëri thirrje të mos sulmojnë policinë dhe se detyra e tyre është të mbrojnë institucionet.
Në rrugën e Durrësit policia kishte arritur të vendosej me shumë forca dhe në pika kyçe, çka ia bëri të pamundur protestuesve të depërtonin dhe të krijonin tension.

Pas afro dy orësh qëndrimi përpara Ministrisë së Arsimit, ku nuk mungoi tensioni me gurë nga protestuesit dhe gaz lotjsellës e ujë me piper në krahun tjetër, të rinjtë vendosën të marshojnë drejt kryeministrisë, ku gjithashtu u përballën me forca të shumta të policisë.
Fillimisht disa të rinj shënjestruan godinën e kryesisë së Kuvendit, duke shkatërruar grilat e saj. Më pas të rinjtë shkatërruan trotuarin dhe me gurët e përftuar sulmuan policinë.
Kjo e fundit kishte zgjedhur strategji ndryshe, duke mos u ekspozuar si zakonisht. Policia vendosej pas autobotëve të ujit dhe përmes ujit me pipër dhe gazit lotjsjellës, mes shkëmbimit të sulmeve, përparoi me taktikën “dy hapa para, një hap pas”.
Falë kësaj strategjie, policia i zmbrapsi protestuesit deri në parkun Rinia. Kjo i acaroi jo pak tubuesit, që pas kësaj u bënë më agresivë, duke sulmuar fillimisht godinën e ish-hotel Dajtit, e më pas duke shkatërruar çfarë gjenin përpara dhe duke u vënë flakën koshave të mbeturinave.
Gjatë protestës u shënuan jo pak incidente. Një vajzë u godit me granatë gazi lotsjellës në kokë, teksa një protestues u dhunua ashpër nga disa policë te Piramida. Një episod dhune u regjistrua edhe gjatë paradites me një të ri. Në spital u paraqitën edhe disa të mitur, si dhe efektivë policie.
Pas tensionit të madh në rrugët e Tiranës, kur protesta i afrohej fundit, protestuesit dhe policia ndanë disa momente paqeje. Kjo gjendje me siguri do të vijojë deri nesër, kur protestuesit të kthehen sërish, më të freskët dhe me më energji./Tch

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

FRANCË – Pas trazirave, kryeministri Lecornu njofton vendosjen e shtetrrethimeve lokale

TIRANË, 19 tetor 2026 /Albania Express News/-Kryeministri francez, Sébastien...

Gonxhja në Balkan Sea Fair: Turizmi dyfishoi të ardhurat në 3 vjet

TIRANË, 19 tetor 2026 /Albania Express News/-Ministri i Turizmit,...

Humbje e madhe për futbollin e Librazhdit, ndahet nga jeta Ilirjan Lavdari, kapiteni legjendar i Sopotit

Mesfushori me teknikë dhe vizion të spikatur, lideri i...