Peqin / Zjarr në Peqin, digjen mbi 2 hektarë ullishte ,dyshohet se u vu qëllimisht

PEQIN ,14 gusht 2026/Albania Express News/-Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka rënë pasditen e 14 gushtit në fshatin Paulesh në Njësinë Administrative Pajovë, në Bashkinë e Peqinit , duke përfshirë zonën e Paulesh–Vidhasasgjel, në fshatin Vidhasasgjel.

Flakët janë shfaqur rreth orës 15:00 dhe janë vënë nën kontroll në orën 17:50, pas një ndërhyrjeje të forcave zjarrfikëse nga disa bashki ku prania më e madhe ishte nga Elbasani ,Cërriku , Belshi dhe Rrogozhina.

Sipas të dhënave të shërbimit zjarrfikës, zjarri ka përshkuar një sipërfaqe prej rreth 3 hektarësh, ku kishte ullishte, pyll, ferra dhe bimësi të egër. Nga flakët janë djegur mbi 2 hektarë, kryesisht ullishte dhe barishte.

Në operacionin për shuarjen e zjarrit u angazhuan 22 forca zjarrfikëse, ndërsa në terren ndihmuan edhe 4 forca policore. Në përpjekjet për izolimin e flakëve morën pjesë gjithashtu disa banorë të zonës.

Për përballimin e situatës u kërkua ndihma e strukturave zjarrfikëse nga Elbasani, Cërriku, Belshi dhe Rrogozhina, të cilat kontribuuan në neutralizimin e vatrave të zjarrit dhe parandalimin e përhapjes së mëtejshme.

Sipas të dhënave paraprake, burime zyrtare për “Albania Express News ” bëjnë me dije se shkaku i zjarrit dyshohet të jetë i qëllimshëm. Deri në përfundim të ndërhyrjes nuk raportohet për persona të ndaluar në lidhje me ngjarjen.

Nuk ka pasur nevojë për ndërhyrjen e urgjencës mjekësore dhe nuk raportohet për persona të lënduar.

Autoritetet pritet të vijojnë verifikimet për përcaktimin e plotë të rrethanave dhe përgjegjësive lidhur me zjarrin.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Rama nis “spastrimet” në administratë, i kërkon ministrave dorëheqjet e të gjithë drejtorëve të institucioneve

TIRANË, 22 tetor 2026 /Albania Express News/-Kryeministri Edi Rama...

Glen Daja mendon revolucionin te Elbasani, trajneri kërkon rikthimin urgjent të Sory Diallo

Trajneri i ri i verdhebluve pritet të ndryshojë filozofinë...

Taulant Balla: Partia Demokratike po strehon persona të kërkuar nga policia për zjarrvënie

TIRANË, 22 tetor 2026 /Albania Express News/-Shoqata e Prokurorëve...