Peizazh magjik i bjeshkëve të Kukësit

Bukuritë natyrore të bjeshkëve të Kukësit të mahnisin me bukuritë e tyre në çdo stinë.

Kryeministri Edi Rama në kuadër të rubrikës “Beautiful Albania” ndau sot një video me pamje nga bjeshkët e Kukësit, të cilat prej vitesh janë kthyer në destinacion të të apasionuarve pas natyrës dhe ngjitjeve në mal.

Në videon e publikuar nga Rama shfaqen një tufë kuajsh, të cilët vrapojnë në majat e larta të këtyre bjeshkëve.

Peizazhi mahnitës që krijojnë dimensioni e hapësira e pamatë në një fushë me ngjyra janë magjia tërheqëse e turistëve për t’u dashuruar me këto pllaja malore të mrekullueshme.

Kukësi me bukuritë natyrore që e rrethojnë dhe monumentet e kulturës është kthyer në një destinacion turistik si në dimër edhe në verë.

Shtegu i Ngjyrave, Gjallica dhe bjeshkët e tjera të Kukësit si Vajvoda, Kroi i Bardhë, Kallabaku, Guri i Mëngjesit dhe Pikllima janë ndër vendet më të frekuentuara. Të shumtë janë turistët vendas e të huaj, të apasionuar pas ngjitjeve në mal, që shijojnë bukuritë e bjeshkëve.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME