Pas ndryshimeve në Asamble, Rama thërret në takim drejtuesit e qarqeve

Takimi do të zhvillohet në orën 10:00, ndërsa vjen menjëherë pas mbledhjes së Asamblesë së PS e cila u zhvillua ditën e djeshme.

TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama do të mbledhë ditën e sotme drejtuesit politikë të qarqeve në selinë e Partisë Socialiste. Takimi do të zhvillohet në orën 10:00, ndërsa vjen menjëherë pas mbledhjes së Asamblesë së PS e cila u zhvillua ditën e djeshme. Gjatë mbledhjes, Rama largoi katër drejtues qarqesh të cilët ishin Benet, Emirjana Sako Beci, Eduard Shalsi dhe Elisa Spiropali.

Në ndryshimet e bëra, Rama ka vendosur si drejtues qarku në Tiranë, Taulant Ballën, ndërsa në Durrës, Blendi Klosin. Në Fier do të vijojë të qëndrojë në krye të drejtimit Belinda Balluku. Gjithashtu si drejtues qarku kanë marrë funksione dhe ministrat e rinj të qeverisë Rama, si Ermal Nufi në Lezhë apo Enea Karakaçi në Shkodër.

Emrat e drejtuesve të qarqeve:

Në Tiranë Taulant Balla

Në Durrës Blendi Klosi

Në Dibër Ulsi Manja

Në Fier Belinda Balluku

Në Gjirokastër Mirela Kumbaro

Në Vlorë Bledi Çuçi

Në Lezhë Ermal Nufi

Në Kukës Petrit Malaj

Në Shkodër Enea Karakaçi

Në Korçë Niko Peleshi

Në Berat Ervin Demo

Në Elbasan Arbian Mazniku.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Futbolli në zi, humb jetën në moshën 25-vjeçare futbollisti që luajti në Botëror me Afrikën e Jugut

BOTËRORI 2026 ,11 korrik 2026/Albania Express News/-Futbolli i Afrikës...

Zhduket kinezja në Greqi, dyshohet se është rrëmbyer ose vrarë. Zbulohet lidhja me investimet në Shqipëri

GREQI ,11 korrik 2026/Albania Express News/-Një shtetase kineze 50-vjeçare,...

Korça kryeson me mbi 7 200 aplikime për Skemën Kombëtare të Mbështetjes në Bujqësi

KORÇË, 11 korrik 2026 /Albania Express News/ -7 200...