Pas humbjes me City-n, drejtuesit e Realit zhvilluan një mbledhje urgjente dhe vendosën për të ardhmen e trajnerit Alonso

Reali i Madridit mund ta ketë marrë tashmë vendimin për të ardhmen e Xabi Alonsos pas humbjes 2-1 në ndeshjen ndaj Manchester Cityt.

Mbrëmjen e së mërkurës, Reali i Madrid priti Manchester Cityn në “Santiago Bernabéu” për një ndeshje tejet të rëndësishme në Ligën e Kampionëve. Para ndeshjes, presioni mbi trajnerin Xabi Alonso kishte arritur pikën kritike, mes raportimeve se tekniku spanjoll e ka humbur mbështetjen e dhomës së zhveshjes.
Fatkeqësisht për Alonson, sfida nuk shkoi sipas planeve. Edhe pse madrilenët kaluan fillimisht në epërsi, ata u mundën 2-1 falë golave të Nico O’Reilly dhe sulmuesit të Cityt, Erling Haaland.

Dhe në vijim të këtij rezultati, duket se Real Madrid ka marrë tashmë një vendim sa i përket së ardhmes së Alonsos në klub. Sipas raportimeve nga mediat spanjolle, Xabi Alonso do të vazhdojë, pavarësisht krizës, në krye të Realit të Madridit, por situata nuk do të tolerohet shumë gjatë.
Me vetëm gjashtë pikë të grumbulluara nga 15 të mundshme në pesë ndeshjet e fundit të La Ligës, drejtuesit e klubit thuhet se kanë zhvilluar një takim urgjent për të analizuar situatën e trajnerit, por me sa duket vendimi përfundimtarë ka qenë që të vazhdojë bashkëpunimi. Thuhet se drejtuesit e klubit do të presin Superkupën e Spanjës në janar si testin final të Xabi Alonsos për ta shpëtuar pozicionin e tij.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Zhduket kinezja në Greqi, dyshohet se është rrëmbyer ose vrarë. Zbulohet lidhja me investimet në Shqipëri

GREQI ,11 korrik 2026/Albania Express News/-Një shtetase kineze 50-vjeçare,...

Korça kryeson me mbi 7 200 aplikime për Skemën Kombëtare të Mbështetjes në Bujqësi

KORÇË, 11 korrik 2026 /Albania Express News/ -7 200...