Partizani shkarkon trajnerin Mladen Milinkoviç, drejtimin e përkohshëm e merr Oltijon Kërnaja

Mladen Milinkoviç nuk është më trajneri i Partizanit. Klubi i kuq ka vendosur të ndërpresë bashkëpunimin me teknikun serb, një vendim që ishte paralajmëruar prej ditësh dhe që u konkretizua pas rezultateve jo të kënaqshme në kampionat.

Në pritje të emrit të ri që do të ulet në stolin e skuadrës, drejtimin e përkohshëm të ekipit do ta marrë Oltijon Kërnaja, i cili aktualisht është trajner i Partizanit B. Kërnaja iu bashkua klubit të kuq në korrik, pas largimit të Renaldo Kalarit, dhe ka bërë një nisje shumë pozitive me ekipin e dytë në Kategorinë e Dytë, duke regjistruar fitore ndaj Igëllit dhe Tomorit në dy javët e para.

Me këtë lëvizje, Partizani bëhet skuadra e parë në Superiore që ndryshon dy trajnerë brenda sezonit, pas shkarkimit më herët të Skënder Gegës, i cili u largua pas përfundimit të aventurës europiane të të kuqve.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

Për herë të parë që nga viti 2010, përfaqësuesja afrikane siguron kualifikimin për në Botëror

Një natë historike në Nelspruit solli një nga paraqitjet...

Jo… Bashkia Librazhd nuk ka lajthitur , por ama ka ngritur kokën nga balta drejt yjeve

  Nga: Matilda Kurti Më tërhoqi vëmendjen një lajm i qarkulluar...