Parkimi publik me 400 vende në Durrës drejt finalizimit

Parkimi publik në Durrës është drejt finalizimit dhe shumë shpejt do të jetë gati për qytetarët dhe vizitorët.

Kryeministri Edi Rama ndau sot foto nga punimet në këtë parkim publik, teksa u shpreh se kjo është një tjetër vepër e bukur publike në dispozicion brenda vitit.

Parkimi publik do të ketë rreth 400 vende parkimi dhe funksione të ndërthurura midis hapësirave për parkim, për zyra dhe aktiviteteve të hapura social-kulturore, theksoi kreu i qeverisë.

Parkimi publik pranë Stacionit të Trenit është me 6 nivele. Projekti do të shtrihet në një sipërfaqe rreth 15 mijë metra2, në dispozicion për rreth 400 mjete dhe evente të ndryshme me një hapësirë të posaçme në nivelin e sipërm.

E ndodhur midis stacionit të trenit, portit të qytetit, terminalit të autobusëve interurbanë, qendrës së qytetit dhe daljes në drejtim të rrugëve kombëtare, qendra e re e parkimit ka një potencial të veçantë në qytet, për zhvillimin, jo vetëm të zonës përreth, por dhe më gjerë

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

“Michelin” përzgjedh 20 hotele në Shqipëri, Gonxhja: Promovim në tregun ndërkombëtar

TIRANË, 23 tetor 2026 /Albania Express News/-Njëzet hotele në...

LIBRAZHD | Gjimnazi “Ibrahim Muça” organizon aktivitet letrar me studiues, poetë dhe nxënës

Letërsia na bashkon, libri na frymëzon! Gjimnazi “Ibrahim Muça”...

Urdhri i kryeministrit Edi Rama/ Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Besmir Beja jep dorëheqjen nga detyra

TIRANË, 23 tetor 2026 /Albania Express News/-Drejtori i Përgjithshëm...