Panairi tradicional i Gjelit të Detit në Peqin, promovon prodhimet lokale dhe ushqimet tradicionale

Në Peqin u zhvillua panairi tradicional i Gjelit të Detit, një ngjarje që sjell në vëmendje traditën shumëvjeçare të mbarështimit të këtij shpendi, simboli kryesor i tryezës festive të Vitit të Ri.

Aktiviteti mblodhi bashkë fermerë, qytetarë dhe vizitorë, me qëllim promovimin e prodhimeve lokale dhe traditave gastronomike të zonës. I pranishëm deputeti i PS-së, Arbjan Mazniku, theksoi rëndësinë e mbështetjes së iniciativave që nxjerrin në pah potencialin rural dhe kulturor të qytetit.

Panairi, ofroi gjithashtu edhe një gamë të gjerë ushqimesh tradicionale, ku në qendër të vëmendjes ishte Gjeli i Detit, simbol i këtij aktiviteti. Vizitorët patën mundësinë të shijojnë gatime autentike të përgatitura nga komuniteti lokal, duke përfshirë edhe prodhime të tjera tradicionale të rajonit. Ngjarja synoi të promovojë traditën dhe të nxisë ndërveprimin mes prodhuesve, shkollave dhe qytetarëve.

Shkolla 9-vjeçare “Demir Godelli” në Peqin, pati një pjesëmarrje të veçantë, duke organizuar edhe një koncert me këngë dhe valle, teksa nxënësit ishin të veshur me kostume tradicionale të zonës.

Nxënësit dhe stafi shkollor prezantuan gjithashtu produktet tipike të zonës të përgatitura me kujdes, duke ofruar vizitorëve një eksperiencë të pasur gastronomike dhe kulturore.

Panairi u zhvillua në kalanë e qytetit, një ambient historik që i shtoi ngjarjes një dimension kulturor dhe turistik. Aktiviteti vuri në pah rëndësinë e ruajtjes së traditave lokale dhe bashkëpunimin mes institucioneve arsimore, komunitetit dhe fermerëve, duke kontribuar  në promovimin e identitetit kulturor dhe gastronomik të Peqinit.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Gjithçka mbetet e hapur

Nga Erion Sqapi AF Elbasani reagoi në mënyrën më të...

Sot shënohet 180-vjetori i lindjes së rilindasit të shquar Naim Frashëri.

PËRMET,25 maj 2026/Albania Express News/Naim Frashëri (Frashër, 25 maj...

Marrëveshja me Iranin, Trump-negociatorëve amerikanë: Mos u nxitoni

SHBA,25 maj 2026/Albania Express News/Presidenti amerikan, Donald Trump, deklaroi...

Moti sot/ E hëna me kthjellime dhe reshje lokale shiu, ja zonat që preken

TIRANË,25 maj 2026/Albania Express News/Kjo e hënë do të...