Panairi mes artit, traditës dhe kulturës shqiptare në Gjirokastër

Në zonën historike të Gjirokastrës u çel fundjavën që lamë pas edicioni i 7-të i panairit Kult-Art.

Në këtë panair, i cili vijon edhe ditën e sotme, marrin pjesë 30 artizanë nga vendi, Kosova, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut, të cilët prezantojnë punimet e tyre unike të realizuara me dorë.

Qindra qytetarë, por edhe turistë të huaj, shfaqën interes për punimet e artizanatit, zejtarisë, kulinarisë etj.

Kryetari bashkisë së Gjirokastrës, Flamur Golemi ndau në rrjetet sociale atmosferën nga fundjava në Gjirokastër.

“Kult-Art ka rikthyer në zemrën e qytetit të gurtë ngjyrat, aromat dhe tingujt e traditës, duke sjellë artizanë dhe mjeshtra popullorë, punime unike dore dhe produkte tipike nga të gjitha trevat shqiptare”, tha Golemi.

Gjatë mbrëmjeve Gjirokastra u mbush me muzikë popullore, polifoni, valle e veshje tradicionale, duke krijuar një atmosferë fantastike për qytetarët dhe turistët.

Ky panair është kthyer në një traditë për qytetin e gurtë. Interesi ka qenë i lartë sidomos nga turistët, që duan të njohin më shumë punimet artizanale që prodhohen në trevat shqiptare.

Në këtë stinë vjeshte, ndërsa Gjirokastra vazhdon të mirëpresë turistë të shumtë, organizimi i panairit Kult-Art ndikon drejtpërdrejtë në promovimin e trashëgimisë kulturore, artizanatit, kulinarisë dhe në zhvillimin e turizmit.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Perlat Musta , legjenda e portës shqiptare : Unë erdha Perlat , Partizani më bëri Mustë

TIRANË , 31 gusht 2026/Albania Express News/-Nga një djalë...

Zjarret në Shqipëri/ 26 vatra në 24 orë, 4 vijojnë aktive, problematika në malin e Dajtit

TIRANË , 31 gusht 2026/Albania Express News/-Ministria e Mbrojtjes...

AF Elbasani reagon pas ndeshjes me Vllazninë: “Hedhim poshtë çdo akuzë për dhunë dhe shkelje procedurash”

ELBASAN  , 31 gusht 2026/Albania Express News/- AF Elbasani...