Pamje të mrekullueshme nga Alpet të veshura nga dëbora

Alpet Shqiptare me bukuritë e tyre natyrore mbeten ndër atraksionet e preferuara në çdo periudhë të vitit, sidomos në stinën e dimrit, ku të mbuluara nga dëbora ofrojnë një pamje të mrekullueshme.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga Alpet e Shqipërisë, të cilat këto ditë të para dhjetori janë zbardhur nga dëbora dhe ftojnë të pasionuarit pas alpinizmit t’i vizitojnë ato.

Parku Kombëtar Alpet e Shqipërisë është një nga territoret më tërheqëse dhe më magjepsëse të trevave shqiptare, me bukuri të shumta natyrore dhe potencial të madh turistik.

Të përfaqësuara nga një reliev malor me kontraste të shumta, të përshkuara nga lugina lumenjsh me ujëra të kristalta, gryka dhe qafa malesh që të intrigojnë të vazhdosh më tej për të eksploruara natyrën, me një bimësi të pasur, Alpet shqiptare përfaqësojnë një perlë me vlera unikale për Shqipërinë.

Majat e maleve në këtë territor duket sikur arrijnë qiellin. Bukuria mahnitëse e tyre pasqyrohet në ujërat kthjellta të lumenjve si Shala, Valbona, Curraj, Cemi, Moraça, etj., si dhe në liqenet akullnajore të tilla si ato të Pejës, Jezercës, Dobërdolit, Sylbicës etj., ofrojnë një qetësi përrallore dhe një nivel adrenaline, e cila ndryshon në çdo moment që shijon bukuritë e shumta të kësaj hapësire.

Male të tilla si Radohima, Maja e Hekurave, maja e Arapit, maja e Shkëlzenit ofrojnë një panoramë të ndryshme, e cila tundon shpirtin aventuror të çdo vizitori për të parë bukuritë natyrore përreth tyre.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

“Europa t’i kthejë sytë drejt Shqipërisë më shumë se kurrë”/ Marjana Koçeku në Bruksel: Po diskutojmë protestat e këtyre 30 ditëve

BRUKSEL ,30 qershor 2026/Albania Express News/-Ish-deputetja e Partisë Socialiste,...

Pas indeksimit nga 1 korriku, qeveria merr një tjetër vendim për pensionistët, miraton bonusin e verës prej 5 mijë lekësh

TIRANË,30 qershor 2027/Albania Express News/-Qeveria ka miratuar sot aktin...

“Egërsi shtazore”, Berisha reagon pas tensionit në protestën para Kuvendit, kreu i PD: Shenja të qarta të arrogancës së pushtetit

TIRANË,30 qetshor 2026/Albania Express News/-Kreu i Partisë Demokratike, Sali...