Pamje skandaloze nga Gjiri i Lalzit, ujërat e zeza derdhen në bregdetin

DURRËS ,09 gusht 2026/Albania Express News/-Janë pamje irrituese ato që janë publikuar këtë të dielë në rrjetet sociale dhe që tregojnë ndotjen e bregdetit në zonën e Gjirit të Lalzit. Bëhet fjalë për një nga komplekset në Lalëz ku ujërat e zeza derdhen direkt në det, duke ndotur një zonë të frekuentuar masivisht nga pushuesit.

Shqipëria ka një nga nivelet më të ulëta në Europë për lidhjen e popullsisë me sistemet e trajtimit të ujërave të ndotura. Në vitin 2024, vetëm 12.6% e popullsisë rezultonte e lidhur me impiante që ofrojnë të paktën trajtim dytësor të ujërave të ndotura, sipas të dhënave të Eurostat. Treguesi mat pjesën e popullsisë së lidhur me sisteme ku ujërat e ndotura i nënshtrohen të paktën trajtimit biologjik, përpara se të shkarkohen në mjedis.

Të dhënat tregojnë gjithashtu një përkeqësim të fortë të treguesit në vitet e fundit. Përqindja për Shqipërinë ishte 33.6% në vitin 2018, ra në 30.9% në vitin 2020 dhe më pas zbriti në 12.6 % në vitin 2024.

Krahasuar me vitin 2018, pjesa e popullsisë së mbuluar nga trajtimi i ujërave të ndotura është reduktuar me 21 pikë përqindjeje, ose me rreth 63%.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Egnatia kërkon pikë në Danimarkë, superkompjuteri i jep 79,2% shanse për kualifikimin historik

NGA FATMIR POPJA Rrogozhinasit përballen sonte me Aarhus në Ligën...

Rama nis “spastrimet” në administratë, i kërkon ministrave dorëheqjet e të gjithë drejtorëve të institucioneve

TIRANË, 22 tetor 2026 /Albania Express News/-Kryeministri Edi Rama...

Glen Daja mendon revolucionin te Elbasani, trajneri kërkon rikthimin urgjent të Sory Diallo

Trajneri i ri i verdhebluve pritet të ndryshojë filozofinë...