Pa etiketë dhe pa datë skadence, AKU bllokon rreth 4 mijë kg bimë të thata të “Merja”-s, gjobitet biznesi

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) njofton se ka kryer kontroll në subjektin “Merja”, në Shkozë të Tiranës, pas një denoncimi të ardhur.

Gjatë inspektimit në magazinë, u konstatua një sasi prej 3984 kg bimësh të thata të miksuara, të ambalazhuara në thasë plastikë, pa etiketa, pa afat përdorimi dhe pa informacion mbi origjinën apo përbërjen.
Në njoftimin e AKU thuhet se si pasojë e këtyre gjetjeve, trupa inspektuese vendosi bllokimin e menjëhershëm të produkteve. Për veprime në kundërshtim me kërkesat e gjurmueshmërisë, subjekti u gjobit me 200 mijë lekë, ndërsa për mungesën e sistemit të vetkontrollit gjatë përgatitjes së miksimeve, u vendos një gjobë shtesë prej 100 mijë lekësh.

AKU thekson se veprimet janë marrë për të garantuar sigurinë e produkteve bimore dhe përputhshmërinë me ligjin.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Parashikimi i motit për sot, 5 prill 2026

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga...

Trajneri Ivan Gvozdenoviç “mbreti” i marsit, AF Elbasani konfirmon ambiciet për titull në Superiore

Ivan Gvozdenoviç vazhdon të shkruajë historinë me AF Elbasanin,...