Operacioni kundër trafikimit të drogës në Stamboll/ Arrestohet aktorja e njohur turke, në pranga edhe 7 persona të tjerë

Autoritetet turke kanë arrestuar ditën e sotme aktoren Ezgi Eyupoglu dhe shtatë persona të tjerë pas një hetim për drogë në Stamboll.

Eyupoglu u arrestua me dyshimin për blerje droge për përdorim personal, sipas Zyrës së Kryeprokurorit Publik të Stambollit.
Dy të tjerë, të identifikuar me inicialet EK dhe IAA, u arrestuan me dyshimin për prodhim dhe trafikim droge, ndërsa katër të dyshuarit e tjerë u arrestuan për lehtësim të prostitucionit.

Operacioni është faza e fundit në një hetim të gjerë që ka parë dhjetëra të arrestuar që nga tetori.
Sipas medias turke, rasti është pjesë e një hetimi më të gjerë për drogë në Stamboll, ku kohët e fundit disa prezantues lajmesh televizive janë ndaluar për t’u marrë në pyetje ose janë arrestuar me dyshimin për përdorim droge.
Prezantuesja televizive Ela Rümeysa Cebeci u arrestua më parë me akuzën e “lehtësimit të përdorimit të drogës” pasi një test droge raportohet se rezultoi pozitiv. Gazetari Mehmet Akif Ersoy u arrestua gjithashtu në lidhje me këtë rast javën e kaluar.
Influencuesi i mediave sociale dhe pronari i biznesit Sercan Yaşar u lirua pasi dëshmoi para prokurorëve dhe përfitoi nga dispozitat e pendimit efektiv.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Kafeja që nuk pihet me buzë, por me zemër: Pesë miq, pesë jetë, një histori që flet për qytetarinë

Nga Bujar Qesja DURRËS ,11 korrik 2026/Albania Express News/-Një filxhan...

Protesta kombëtare për dorëheqjen e Ramës hyn në ditën e 42, sot i bashkohen revoltës edhe shqiptarë nga diaspora

TIRANË ,11 korrik 2026/Albania Express News/-Protesta kombëtare kundër qeverisë...

Ylli shqiptar lë Dormtundin në pritje, kërkon të transferohet vetë te Barcelona

KOSOVË ,11 korrik 2026/Albania Express News/-Sulmuesi kosovar ka vendosur...