Operacion i gjerë antidrogë në qarkun e Elbasanit, kontrolle në disa bashki dhe masa ndalimi

ELBASAN,2 maj 2026/Albania Express News/Një operacion i gjerë antidrogë është ndërmarrë nga Policia e Elbasanit në bashkëpunim me dy ekipe të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH), në orët e para të mëngjesit të kësaj të shtune.

Aksioni po zhvillohet paralelisht në disa zona të qarkut, përfshirë Prrenjasin, Librazhdin dhe qytetin e Elbasanit, si dhe në bashki të tjera përreth. Burime nga terreni bëjnë me dije se kontrollet janë të shumta dhe të përqendruara në objekte të dyshuara për aktivitet të paligjshëm.

Mësohet se me vendim të Gjykatës janë lëshuar rreth 20 urdhërkontrolle për banesa, ndërsa njëkohësisht janë ekzekutuar edhe disa masa ndalimi ndaj personave të dyshuar për përfshirje në veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.

Operacioni vijon ende, ndërsa pritet që në orët në vijim Policia e Shtetit të japë një njoftim zyrtar me detaje të plota mbi rezultatet dhe personat e përfshirë.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Haxhi 2027, Shqipëria firmos marrëveshjen me Arabinë Saudite, synohen shërbime më cilësore për besimtarët shqiptarë

Xhide, ,Arabi Saudite ,13 nëntor 2026/Albania Express News/-Komuniteti Mysliman...

Elbasani zhvillon Kampionatin U13 të Hendbollit, gara për titullin kampion kulmon në finale

Në kuadër të zhvillimit dhe promovimit të sportit të...

Berisha: Prioriteti ynë për reformën zgjedhore, krijimi i një fronti opozitar

TIRANË , 13 nëntor 2026/Albania Express News/-Partia Demokratike mblodhi...