Nis rinovimi i ndërtesave me fokus efikasitetin energjetik në Elbasan e Cërrik

Në qytetet e Elbasanit dhe Cërrikut po zhvillohet një projekt i rëndësishëm rinovimi për ndërtesat shumëfamiljare, me fokus në efikasitetin energjetik.

Zëvendëskryeministrja dhe njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, bëri të ditur se ky projekt ka për qëllim kryesor kursimin e energjisë dhe përmirësimin e cilësisë së jetesës për banorët e zonave të përfshira.

Projekti parashikon rinovimin e 4 ndërtesave me sipërfaqe 6194 m2. Përfitues do të jenë 75 familje.

Investimi përfshin ndërhyrje të ndryshme, si izolimi termik i ndërtesave, vendosja e dritareve efikase dhe përdorimi i teknologjive të qëndrueshme.

Këto masa synojnë të reduktojnë ndjeshëm konsumin e energjisë, si dhe ndotjen mjedisore, duke sjellë përfitime direkte për komunitetin dhe mjedisin.

Sipas ministres Balluku, projekti është pjesë e një strategjie më të gjerë të qeverisë për të rritur standardet e jetesës në vend.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Parashikimi i motit për sot, 5 prill 2026

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga...

Trajneri Ivan Gvozdenoviç “mbreti” i marsit, AF Elbasani konfirmon ambiciet për titull në Superiore

Ivan Gvozdenoviç vazhdon të shkruajë historinë me AF Elbasanin,...