Nis marshimi nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë! Diaspora shqiptare bashkohet masivisht në protestën kundër Ramës, shpaloset flamuri gjigant kuq e zi

TIRANË ,14 gusht 2026/Albania Express News/-Ka nisur marshimi nga sheshi “Skënderbej” në drejtim të Kryeministrisë, ku protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Në protestë vihet re një pjesëmarrje e madhe e diasporës shqiptare, me qytetarë që kanë udhëtuar nga vende të ndryshme ku jetojnë dhe punojnë, për t’iu bashkuar protestës në Tiranë.

Protestuesit kanë shpalosur në shesh edhe një flamur gjigant kuqezi, ndërsa marshimi vijon në drejtim të godinës së qeverisë.

Kjo protestë zhvillohet në kuadër të thirrjeve të opozitës dhe qytetarëve për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe ndryshimin e situatës politike në vend.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME