Nis këtë fundjavë “Ah Theth”, festivali që sjell muzikë, sport dhe aventurë mes bukurive të Alpeve

TIRANË , 22 gusht 2026/Albania Express News/-Thethi mirëpret këtë fundjavë festivalin “Ah Theth”, një aktivitet që ndërthur muzikën, sportin, aventurën dhe traditën në një prej destinacioneve më të bukura turistike të Shqipërisë.

Festivali zhvillohet nga 21 deri më 23 gusht, duke sjellë dy net dhe tri ditë aktivitete, nga perëndimi deri në lindjen e diellit, në mes të peizazheve spektakolare të Alpeve.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama, e cilësoi Thethin si një vend ku “natyra është spektakli më i bukur”, duke ftuar vizitorët të bëhen pjesë e atmosferës së festivalit gjatë kësaj fundjave.

“Në Thethin magjik, aty ku natyra është spektakli më i bukur, kjo fundjavë vjen me muzikë, sport, aventurë dhe plot energji. 21-23 gusht, festivali “Ah Theth” sjell dy net e tri ditë, nga perëndimi në lindje të diellit, mes bukurive të Alpeve, mikpritjes së vendasve, shijeve të traditës dhe kreativitetit që i jep jetë këtij destinacioni unik”, shkruan Rama.

Përgjatë ditëve të festivalit, vizitorët do të kenë mundësi të shijojnë muzikën, aktivitetet sportive dhe aventurat në natyrë. Programi do të ndërthurë DJ set-e, performanca live dhe artistë të zhanreve të ndryshme, në një skenë që reflekton peizazhin e Thethit.

Festivali “Ah Theth” synon të promovojë më tej Thethin si një destinacion të rëndësishëm turistik.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Situata me zjarret në vend/ 31 vatra në 24 orët e fundit, 3 prej tyre ende aktive, Dajti dhe Gojani zonat më problematike

TIRANË , 25 gusht 2026/Albania Express News/-Bazuar në informacionet...

Aksident tragjik në Golem, përplaset motomjeti me bordurën, humbin jetën dy persona

GOLEM, 25 gusht 2026/Albania Express News/- Një aksident i...