Ishte nisur nga Çekia, por humbi kontaktet me autoritetet/ Aeroplani rrëzohet në një qytet të Kroacisë, humbin jetën 2 persona në bord

ÇEKI , 22 gusht 2026/Albania Express News/-Dy persona kanë humbur jetën pasi një aeroplan i vogël me dy vende u rrëzua të premten pasdite në Parkun Kombëtar Paklenica, pranë qytetit të Zadarit në Kroaci.

Alarmi u dha pak pas orës 16:00, sipas orës lokale, pasi avioni, i cili ishte nisur nga Republika Çeke, humbi kontaktin.
Menjëherë pas alarmit nisi një operacion i gjerë kërkim-shpëtimi në zonën malore. Pas disa orësh kërkime, ekipet e shpëtimit gjetën rrënojat e aeroplanit në Parkun Kombëtar Paklenica, rreth 60 kilometra në verilindje të Zadarit.

Rreth orës 22:00, forcat policore përfunduan operacionin në vendin e rrëzimit dhe konfirmuan se dy personat që ndodheshin në bord kishin humbur jetën.
Policia kroate nuk ka bërë ende publike identitetin e viktimave.
Autoritetet kanë nisur hetimet për të përcaktuar rrethanat dhe shkaqet e sakta që çuan në rrëzimin e aeroplanit.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Debatet në Asamblenë e PS dhe akuzat e Spiropalit për Ballukun, përgjigjet Niko Peleshi

TIRANË , 20 nëntor 2026/Albania Express News/-Kryetari i Kuvendit,...

Elisa Spiropali dhe bashkëshorti i saj në SPAK, akuzohen për një sërë veprash penale

TIRANË , 20 nëntor 2026/Albania Express News/-Një procedim penal...

Panik në fluturimin Manchester-Tiranë të Ryanair, alarm për bombë në avion, pasagjerët gjejnë shënimin

TIRANË , 20 nëntor 2026/Albania Express News/-Edhe Shqipëria ka...