Nis aplikimi për në universitete, Maturantët të verifikojnë me kujdes zgjedhjet

TIRANË, 27 korrik 2026 /Albania Express News/- Nga sot, 27 korrik nis raundi i parë i aplikimit të maturantëve për të ndjekur arsimin e lartë për vitin akademik 2026–2027.

Maturantët mund të aplikojnë në portalin U-Albania deri më 1 gusht, duke përzgjedhur online deri në 10 programe studimi, sipas preferencave të tyre.

Drejtori i Rrjetit Akademik Shqiptar, Arjan Xhelaj tha sot se “raundi i parë vijon gjashtë ditë siç ka qenë çdo vit dhe portali është i hapur gjatë gjithë kohës. Maturantët mund të aplikojnë deri ditën e fundit, në mesnatë”.

Xhelaj theksoi se maturantët mund të aplikojnë nga çdo kompjuter, pikë interneti në Shqipëri apo jashtë Shqipërisë.

“Aplikimi mund të kryhet në çdo mjedis ku ka akses interneti, si në shtëpi, nëpërmjet telefonit, por edhe pranë çdo shkolle të mesme në ato raste kur do të kenë nevojë për t’u konsultuar me mësuesit”, sqaroi Xhelaj.

Drejtori i Rrjetit Akademik Shqiptar, Arjan Xhelaj, i bën thirrje maturantëve të jenë të sigurt për zgjedhjet e tyre përpara konfirmimit të aplikimit në portalin U-Albania, pasi pas përfundimit të procesit nuk është e mundur të bëhen ndryshime.

“Mjafton që të kesh idetë e qarta, sepse pas mbylljes së procesit, në momentin që e ke konfirmuar aplikimin, nuk mund të rikthehesh mbrapa për të bërë një aplikim tjetër. Pas mbylljes së procesit të aplikimit, për ata maturantë që kanë aplikuar në degë që kanë konkurs, duhet të bëjnë shumë kujdes dhe të shikojnë datat e shpalljes së konkursit”, tha Xhelaj.

Raundi i dytë i aplikimeve nis me pagesën e tarifave më 30 gusht deri më 17 shtator,  ndërsa aplikimi për përzgjedhjen e 10 programeve të studimit do të kryhet nga 15 -17 shtator dhe më pas në 23 shtator do të publikohet renditja e aplikantëve në U-Albania.

Çdo maturant pas kryerjes së regjistrimit në degën përkatëse ka të drejtën e çregjistrimit më 9 shtator nga raundi i parë dhe më 5 tetor nga raundi i dytë.

Raundi i tretë i aplikimit për maturantët fillon nga datat 8 tetor deri më 21 tetor 2026.

Hapat që duhet të ndjekin maturantët për të aplikuar në portalin U-Albania:

1- Përdorni numrin personal dhe ID-në e maturës për t’u identifkuar në portal.

2- Printoni faturën dhe shkoni në bankë për të kryer pagesën.

3- Pasi të kryeni pagesën në bankë apo postë, ruani gjysmën tuaj të faturës si dhe mandat-pagesën. KUJDES! Kodi në faturë do të përdoret për të konfirmuar aplikimin tuaj!

4- Konfirmimi i pagesës bëhet duke ngarkuar në portal mandat-pagesën që keni marrë në bankë. Aksesi merret pas konfirmimit nga mësuesi.

5- Plotësoni formularin A2, duke zgjedhur degët ku dëshironi të aplikoni.

6- Pasi të jeni sigurt konfirmoni formularin përmes kodit unik (Kodi i Aplikimit) që keni në mandat pagesën tuaj. Kujdes! Pas konfirmimit të aplikimit, ju nuk keni më mundësi të ndryshoni zgjedhjet.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Ivan Gvozdenoviç përballë dy misioneve te AF Elbasani: Harmonia e grupit dhe përforcimet cilësore, çelësi i një sezoni ambicioz

ELBASAN ,27 korrik 2026/Albania Express News/-Eliminimi nga Conference League...

Miratohet me 74 vota pro marrëveshja e huasë me SHBA-në, opozita bojkotoi seancën

TIRANË, 27 korrik 2026 /Albania Express News/- Kuvendi i...

Nga finalja e Kupës së Botës në pension, fundi i karrierës për Slavko Vinçiç

BOTA ,27 korrik 2026 /Albania Express News/-Një javë pasi...