Nga ëndrra për Guardiolën te një fund i paracaktuar/ 16 ditët e Maldinit dhe Leonardos, si u shemb para se të niste projekti për rilindjen e Italisë

28 korrik 2026 /Albania Express News/-Një projekt i menduar për të zgjatur 8 deri në 10 vite është mbyllur në pak më shumë se dy javë. Vetëm 16 ditë pas nisjes së tij, Paolo Maldini dhe Leonardo kanë vendosur t’i japin fund aventurës së tyre në drejtimin e kombëtares italiane, duke lënë pas një situatë të papritur dhe një federatë që duhet të nisë sërish nga zero.

Ish-kapiteni legjendar i Milanit ishte zgjedhur si drejtor teknik i Italisë me misionin për të ndërtuar një projekt afatgjatë dhe për të rikthyer “Azzurrët” në majat e futbollit botëror. Leonardo, si këshilltar i tij, ishte pjesë e të njëjtit plan. Por ideja e madhe për një rilindje të futbollit italian u rrëzua brenda 16 ditësh.
Kriza nisi pas vendimit të presidentit të FIGC-së, Giovanni Malagò, për të mos vazhduar me kandidaturën e Andrea Pirlos si trajner të ardhshëm të kombëtares. Maldini dhe Leonardo kishin besuar te ish-mesfushori italian, por refuzimi i kësaj zgjedhjeje solli përplasjen që përfundoi me dorëheqjen e tyre.

Maldini, i njohur për faktin se nuk pranon lehtë kompromiset, mori një vendim të ngjashëm me atë që kishte bërë më parë te Milani. Edhe largimi i tij nga drejtimi i klubit ku kaloi pjesën më të madhe të karrierës erdhi pas mosmarrëveshjeve me pronarët për strategjinë sportive dhe merkaton.
Këtë herë, qëndrimi i tij i fortë solli një tjetër ndarje. Maldini nuk pranoi të vazhdonte pa pasur kontrollin e plotë mbi projektin teknik dhe zgjodhi të largohej.
Nga ëndrra Ancelotti dhe Guardiola te zgjedhja Pirlo
Misioni i parë i Maldinit dhe Leonardo-s ishte gjetja e trajnerit që do të udhëhiqte Italinë drejt një epoke të re. Fillimisht u përmendën emra të mëdhenj si Carlo Ancelotti dhe Pep Guardiola, por të dy mundësitë u mbyllën me refuzime.
Pas tyre, alternativa kryesore u bë Andrea Pirlo. Një emër i madh si futbollist, por një zgjedhje që solli shumë pikëpyetje për shkak të eksperiencës së tij si trajner.
Maldini dhe Leonardo, megjithatë, ishin të bindur për këtë zgjedhje. Por kandidatura e Pirlos u dobësua shpejt nga dyshimet sportive dhe polemikat rreth lidhjes së tij me kompaninë ruse të basteve Fonbet, ku ai është një nga figurat promovuese.
Nga një “Maestro” i futbollit italian, Pirlo u kthye në një opsion të diskutueshëm, duke përshpejtuar edhe fundin e projektit të Maldinit.
Italia duhet të nisë nga fillimi
Pas largimit të Maldinit dhe Leonardo-s, Federata Italiane duhet të kërkojë një drejtues të ri teknik dhe një trajner të ri për kombëtaren.
Emrat që rikthehen në garë për stolin e “Azzurrëve” janë Roberto Mancini dhe Antonio Conte, ndërsa koha po ecën shpejt me Ligën e Kombeve që afrohet në shtator.
Një projekt që ishte prezantuar si një ndryshim historik për futbollin italian u mbyll para se të merrte formë. 16 ditë mjaftuan që ëndrra e një epoke të re me Maldinin dhe Leonardo-n të shndërrohej në një tjetër krizë për kombëtaren e Italisë.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Gonxhja: Mbrojtja e industrisë turistike, përgjegjësi e përbashkët dhe përtej çdo agjende politike momentale

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja ka...

Macron: Zjarret pranë Bordeaux, më të ashprat që ka përjetuar Franca që nga Lufta e Dytë Botërore

FRANCË ,28 korrik 2026/Albania Express News/-Presidenti i Francës, Emmanuel...

Avokatët shqiptarë dhe të huaj takojnë Erion Veliajn në burgun e Durrësit, në fokus strategjia e mbrojtjes

DURRËS ,28 korrik 2026/Albania Express News/-Ekipi i avokatëve të...

Aksident me katër automjete në Bradashesh, dëme të konsiderueshme materiale, dyshohet për të plagosur

ELBASAN ,28 korrik 2026/Albania Express News/-Një aksident rrugor është...