Në 11 qershor do të nisë kampionati Botëror i Futbollit që do të zhvillohet në 3 vende, SHBA, Kanada dhe Meksikë me sytë do të jenë te Lionel Messi(38 vjeç) dhe Cristiano Ronaldo(41 vjeç), për të cilët ky i këtij viti do të jetë Botërori i fundit në karrierën e tyre me kombëtaret respektive.
E njëjta gjë mund të thuhet edhe për Neymar, që gjithsesi ende nuk e ka të siguruar praninë e tij në turne dhe gjithçka do të varet nga vendimi përfundimtar që do të marrë Carlo Ancelotti
Neymar, tashmë 34 vjeç që ka filluar të marrë veten për të qenë në 100% të formës, u kthye të jetë në qendër të vëmendjes në Copa Sudamericana 2026. Pas barazimit të Santos me skuadrën argjentinase të San Lorenzos, sulmuesi brazilian nuk e fshehu dëshirën për të qenë në Botërorin e kësaj vere.
‘Po, sigurisht që e mendoj Botërorin. Çdo futbollist brazilian dëshiron të jetë atje dhe shpresoj që unë të mund të marr pjesë-tha Neymar për TyC Sports që foli edhe për mundësinë e një ritakimi me Lionel Messi me sulmuesin që e kishte të qartë sesi do të donte që të ishte ky ritakim
‘Një finale mes Argjentinës dhe Brazilit do të ishte spektakolare-deklaroi Neymar që tani i duhet vetëm të jetë në gjendjen më optimale fizile në muajin qershor për të dhënë spektaklin e tij në fushën e lojës. Ancelotti e ka deklaruar se Neymar nuk është grumbulluar me Seleçaon për çështje fizike, jo për mungesën e talentit
Brazili është në grupin C të Botërorit së bashku me Marokun, Haitin dhe Skocinë dhe do të bëjë debutimin në këtë kompeticion në 13 qershor me ndeshjen ndaj Marokut në MetLife Stadium të Neë Jersey, më pas do të luaje me Haitin në 19 qershor në Soldier Field të Filadelfias dhe në fund Seleçao do të përballet me Skocinë në 24 qershor në Hard Rock Stadium të Miamit.

