Në Hajmel të Shkodrës hap dyert Agroturizmi “Kulla e Zefit”

 

Në Hajmel të Shkodrës ka nisur aktivitetin një sipërmarrje e re agroturizmi, “Kulla e Zefit”, e ngritur nga një familje ish-emigrantësh, që ka kthyer traditën dhe punën shumëvjeçare në një model suksesi.

E pozicionuar mes kodrave piktoreske, “Kulla e Zefit” ofron gatime tradicionale të zonës, mikpritje autentike dhe përvojë tërësisht të ndërthurur me identitetin dhe kulturën lokale.
Vizitorët mund të shijojnë ushqime vendase të përgatitura me produkte të zonës dhe të njihen me historinë e familjes që e administrojnë këtë hapësirë.

Ky agroturizëm mbart edhe një vlerë historike. Gjatë udhëtimeve në luginën e Drinit, studiuesja e njohur britanike Edith Durham ka qëndruar në kullën e të parëve të kësaj familjeje në Gomsiqe, duke dokumentuar mikpritjen dhe traditat e zonës.

“Kulla e Zefit” synon të kthehet në një pikë të rëndësishme turistike në qarkun e Shkodrës, duke promovuar gastronominë, kulturën dhe trashëgiminë lokale.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Zhduket kinezja në Greqi, dyshohet se është rrëmbyer ose vrarë. Zbulohet lidhja me investimet në Shqipëri

GREQI ,11 korrik 2026/Albania Express News/-Një shtetase kineze 50-vjeçare,...

Korça kryeson me mbi 7 200 aplikime për Skemën Kombëtare të Mbështetjes në Bujqësi

KORÇË, 11 korrik 2026 /Albania Express News/ -7 200...