Ndodh mrekullia amerikano-latine, Ekuadori mund me përmbysje Gjermaninë dhe kualifikohet si vend i tretë

BOTËRORI 2026/26 qershor 2026/Albania Express News/Ekuadori ka arritur një fitore të madhe ndaj Gjermanisë në “MetLife Stadium”, me rezultatin 2-1, duke siguruar kualifikimin për në fazën me eliminim direkt.

Pjesa e parë nis “zjarr”. Që në minutën e dytë Gjermania tregon se edhe pse e kualifikuar, nuk ka ndërmend të ulë ritmin. Leroy Sane arrin të shënojë, duke hapur shumë shpejt ndeshjen.

Ekuadori e ka si një ndeshje për jetë a vdekje dhe pavarësisht supremacisë së kundërshtarit nuk ka ndërmend të dorëzohet.

Në minutën e nëntë Nicolas Pepe arrin të barazojë dhe të rihapë ndeshjen. Edhe pas golit për pak minuta ekuadorianët arrijnë të dominojnë, por në metrat e fundit nuk kanë fantazi.

Në anën tjetër, me kalimin e minutave Gjermania e merr lojën nën “frerë” dhe rrezikon në disa raste me Musialën apo Havertz, por mbrojtësit kundërshtarë arrijnë të bllokojnë në momentet finale me ndërhyrje vendimtare.

Fraksioni i parë mbyllet në barazim 1-1, nën një ritëm mjaft të shpejtë loje dhe futboll të kënaqshëm.

Pjesa e dytë foli më shumë për amerikano-latinët, të cilët gjetën golin e përmbysjes së madhe në minutën e 78’ të takimit me Platën.

Kështu, Ekuadori shkon në kuotën e katër pikëve dhe renditet mes vendeve të treta më të mira për të avancuar më tej.

Ndërkohë, Gjermania e kishte siguruar që në ndeshjen e dytë vendin e parë në Grupin E.

REZULTATI

Ekuador-Gjermani 2-1

Angulo 9′, Plata 78′ / Sane 2′

RENDITJA

NGJARJET KRYESORE

90+7′ Mbyllet sfida me fitoren 2-1 të Ekuadorit!

90′ Akordohen 7 minuta shtesë.

78′ Goool Ekuadori 2-1/ Plata ndodhet në vendin dhe kohën e duhur për të shtyrë topin drejt rrjetës. 

76′ Sane godet brenda zonës, por topi ndalet pa problem nga Galindez.

73′ Neuer dhe Tah nuk merren vesh me njëri-tjetrin. Caicedo hedh topin pranë portës, por Plata nuk godet si duhet.

62′ Valencia provon me një gjuajtje, por ndalet nga Neuer.

46′ Nis pjesa e dytë!

45+4’ Mbyllet në barazim pjesa e parë.

40′ “Panzerat” marrin kontrollin e ndeshjes, intensfikojnë sulmet drejt portës kundërshtare, por ende pa rrezikun e duhur.

34′ Zbritje “blic” e Gjermanisë, finalizon Musiala, por bllokohet në momentin final.

22′ Pas dy golave të shpejtë, skuadrat e balancojnë lojën dhe tregohen të kujdesshme.

9’ Goool Ekuadori 1-1/ Ekuadorianët arrijnë të barazojnë shpejt me golin Angulo. Ndeshja ndizet menjëherë. 

2’ Goool Gjermania 0-1/ Zhbllokohet menjëherë sfidam Sane tund rrjetën që në start. 

1’ Nis ndeshja në stadiumin “MetLife”.

FORMACIONET ZYRTARE

Ekuadori (4-4-2): Galindez; Franco, Ordonez, Pacho, Hincapie; Yeboah, Vite, Caicedo, Angulo; Plata, Valencia; Trajner: S. Beccacece;

Gjermania (4-2-3-1): Neuer; Raum, Tah, Rudiger, Kimmich; Pavloviç, Nmecha; Wirtz, Musiala, Sane’ Havertz; Trajner: J. Nagelsmann;

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

PD: Protesta, rruga e vetme për zgjidhjen e krizës së thellë politike

TIRANË, 26 qershor 2026 /Albania Express News/ Partia Demokratike...

Vetëm 7 minuta për të “vrarë” ndeshjen! Holanda dhuron show dhe vulos me sukses fatin e saj për të vazhduar më tej

BOTËRORI 2026/ 26,qershor 2026/Albania Express News/Holanda ka arritur një...

Dita e 26-të e protestës, qytetarët marshojnë në kryeqytet, ulen këmbëkryq para Parlamentit: Shqipëria kërkon revolucion

TIRANË ,26 qershor 2026/Albania Express News/-Tubimi qytetar para Kryeministrisë...

Irena Dragoti sjell librin e ri “Gruaja që Endej Hijeve”, një udhëtim reflektimi mbi njeriun dhe jetën

TIRANË ,25 qershor 2026/Albania Express News/-Autorja Irena Dragoti ka...