Ndodh edhe kështu/ Ndeshja në Skoci anulohet 15 minuta përpara se të fillonte, ja arsyeja

Një ndeshje e kampionatit skocez u anulua vetëm 15 minuta para fillimit, duke surprizuar lojtarët, klubet dhe qindra tifozë që kishin mbërritur në stadium.

Takimi mes Queen’s Park dhe Ross County, i planifikuar të luhej mbrëmjen e së premtes në Lesser Hampden të Glasgout, u shty pasi arbitri Lloyd Wilson dhe ekipi i tij vendosën se fusha ishte e papërshtatshme për lojë.
Sipas raportimeve, ngrica e natës së kaluar e kombinuar me reshjet e shiut e kishte kthyer sipërfaqen në një terren tepër të rrëshqitshëm dhe të pasigurt.

Mësohet se gjatë ditës nuk ishte kryer asnjë inspektim zyrtar i fushës, çka çoi në një vendim të vonuar dhe të beftë.
Si pasojë, Ross County dhe tifozët e tyre ndërmorën kot një udhëtim të gjatë nga Dingwall drejt Glasgow.
Rreth 200 tifozë të ekipit mysafir u përballën me një rrugë prej 200 miljesh për t’u kthyer mbrapsht pa parë asnjë minutë lojë.
Raportohet se si lojtarët, ashtu edhe stafet e të dy klubeve, shprehën pakënaqësi për gjendjen e fushës dhe për mënyrën se si u menaxhua situata.
Trajneri i Ross County, John Robertson, u pa duke komunikuar me tifozët në tribuna pas marrjes së vendimit, për t’u shpjeguar situatën dhe për t’i qetësuar.
Queen’s Park dhe Ross County renditen aktualisht në vendet e tetë dhe të nëntë të Scottish Premiership, duke e bërë ndeshjen veçanërisht të rëndësishme për luftën në fund të tabelës.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

GJKKO ndërpret seancën për procesin ndaj Erion Veliajt dhe 18 të pandehurve të tjerë

TIRANË,26 maj 2026/Albania Express News/Pritet të nisë në Gjykatën...

Aksident tragjik në Mengël të Elbasanit ku humbi jetën 7-vjeçar, hapen dyert e mortit në familjen Samurri

ELBASAN,26 maj 2026/Albania Express News/Në fshatin Mengël të Elbasan...

Presidenti Bajram Begaj pritet nga Papa në një audiencë në Vatikan, e fton për vizitë në Shqipëri

VATIKAN, 26 maj 2026/Albania Express News/ Presidenti i Republikës...