Ndahet nga jeta në moshën 89-vjeçare ikona e ekranit, Pippo Baudo

Legjenda e televizionit italian, Giuseppe Vittorio Raimondo “Pippo” Baudo, është ndarë nga jeta në moshën 89-vjeçare.

Lajmi ka tronditur botën e medias dhe spektaklit italian, ku ai njihej prej dekadash si një figurë ikonike, shpesh i quajtur “mbreti i televizionit”.

I lindur më 7 qershor 1936, karriera e tij televizive zgjati mbi gjashtë dekada, duke e shndërruar në një nga personazhet më të dashur e më të respektuar në Itali. Pippo Baudo ka qenë jo vetëm prezantues, por edhe drejtor artistik dhe president i Teatro Stabile di Catania, duke lënë gjurmë edhe në skenën teatrore.

Në vitet ’70 ai kontribuoi në themelimin e kanalit privat “Antenna Sicilia”. Pas disa polemikave me presidentin e RAI-t, Enrico Manca, në vitin 1987 kaloi për një periudhë në Mediaset, ku prezantoi emisionin “Festival”. Megjithatë, rikthimi në RAI i hapi sërish rrugë sukseseve të njëpasnjëshme, mes tyre programet “Gran Premio” dhe “Serata d’Onore”.

Një nga momentet më të paharrueshme në karrierën e tij ndodhi gjatë hapjes së Festivalit të Sanremos në vitin 1995, kur një burrë kërcënoi se do të hidhte veten nga galeria. Ishte vetë Baudo ai që arriti ta ndalonte, duke fituar duartrokitjet e të gjithë publikut.

Në vitet që pasuan, ai prezantoi një sërë programesh, mes tyre “Novecento”, “Sabato Italiano”, si dhe për vite me radhë emisionin e famshëm “Domenica In”. Por mbi të gjitha, Pippo Baudo do të mbahet mend për rekordin e tij të jashtëzakonshëm: ai ka drejtuar 13 edicione të Festivalit të Sanremos, duke kaluar edhe mikun e tij Mike Bongiorno, i cili e kishte prezantuar 11 herë.

Me ndarjen e tij nga jeta, Italia humbi një figurë simbol të kulturës popullore dhe televizionit, ndërsa kujtimi i tij mbetet i lidhur ngushtë me disa nga momentet më të paharrueshme të spektaklit italian.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Vala e të nxehtit në Europë, mbi 3.700 vdekje shtesë në Francë, Belgjikë dhe Holandë

Mijëra vdekje shtesë janë regjistruar në mbarë Europën pas...

Drama pas triumfit ndaj Meksikës, mesfushori anglez rrëzohet gjatë festës me tifozët dhe dërgohet me urgjencë në spital

BOTËRORI 2026/Albania Express News/-Fitorja spektakolare 3-2 e Anglisë ndaj...

Dosja “Partizani”, zbardhen diskutimet në sallë/ Ish-ministri Oketa: Klubi nuk kishte interes për Ministrinë e Mbrojtjes

TIRANË ,6 korrik 2026/Albania Express News/-Ish-ministri i Mbrojtjes, Gazmend...