Muzetë e Krujës, mbi 200 mijë vizitorë interes për historinë dhe kulturën e Shqipërisë

Turistët që vizitojnë Krujën qofshin këta vendas apo të huaj vijojnë të tregojnë interes për muzetë e këtij qyteti.

Drejtori i Muzeut Kombëtar “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” dhe Muzeut Etnografik Krujë, Mehdi Hafizi, tha sot për ATSH-në se “të dy këta muze që nga fillimi i vitit deri tani janë vizituar nga mbi 200,000 vizitorë vendas e të huaj”.

Hafizi theksoi se “170 000 vizitorë kanë zgjedhur Muzeun “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” dhe mbi 30,000 Muzeun Etnografik, ku kanë treguar interes të madh për historinë dhe kulturën tonë”.

“Përveç muajve të verës, kur shënohet edhe një numër i lartë vizitorësh edhe gjatë muajve të vjeshtës, shtator, tetor dhe nëntor ka pasur një fluks të lartë. Në këta tre muaj të dy muzetë janë vizituar nga mbi 60 mijë vizitorë”, tha Hafizi.

Ndërkohë, shtoi Hafizi, tashmë jemi në prag të festave të nëntorit dhe presim të ketë një numër të lartë vizitorësh.

“Këtë vit nga turistët e huaj që vizituan Krujën kryesojnë turistë polakë, francezë, amerikanë dhe spanjollë. Ndërkohë që një numër të konsiderueshëm zënë edhe ata kinezë, gjermanë, izraelitë, bullgarë, hungarezë dhe italianë”, tha Hafizi.

Muzeu Kombëtar “Gjergj Kastriot Skënderbeu” është një nga muzetë më të vizituar në Shqipëri. Vendosur në brendësi të rrënojave të kalasë shekullore të Krujës, muzeu u hap më 1982. Ndërtesa është e konceptuar si një fortesë e një kështjelle mesjetare shqiptare me një fokus kryesor në dokumentimin e jetës dhe veprës së Gjergj Kastriot Skënderbeut, heroit kombëtar të vendit.

Muzeu Etnografik i Krujës ka një total prej 15 dhomash, secila me funksionin, kompozicionin dhe simbolikën socio-etnografike përkatëse. Shumë vizitorë, vendas dhe të huaj, e vizitojnë Muzeun Etnografik si një pjesë të rëndësishme të turit të tyre në qytetin historik të Krujës

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Spanja mposht Belgjikën mes vuajtjesh dhe kalon në gjysmëfinale, e pret ndeshje ëndrrash kundër “yjeve” të Francës

BOTËRORI 2026 ,10 korrik 2026/Albania Express News/-Spanja është kualifikuar...

Protestuesit para Kryeministrisë për 41 ditë, thirrje për largimin e klasës së vjetër politike dhe qeveri teknike

TIRANË ,10 korrik 2026/Albania Express News/-Prej 41 ditësh, në...

Media italiane “Wom Travel” vlerëson Rivierën Shqiptare si një nga destinacionet më autentike të Evropës

Shqipëria është renditur mes 10 destinacioneve më autentike dhe...