Në prag të sfidës ndaj Bylis, te Elbasani vijojnë problemet me mungesat. Dy futbollistët senegalezë, Ibrahima Diallo dhe Insa Boje, pritet të mungojnë sërish edhe në këtë duel, pasi janë ende në fazë rikuperimi nga dëmtimet dhe nuk janë gati për të zbritur në fushë. Stafi teknik nuk dëshiron të rrezikojë me aktivizimin e tyre, duke parë rëndësinë e ndeshjeve në vijim dhe nevojën që lojtarët të rikthehen në formën optimale. Megjithatë, lajmi i mirë për verdheblutë është rikthimi i mbrojtësit Emiljano Musta, i cili është sërish i gatshëm për trajnerin. Prania e tij pritet të sjellë më shumë siguri në repartin difensiv, duke e kompletuar disi skuadrën në një moment të rëndësishëm të sezonit.
FORMACIONI I MUNDSHËM: Janaçek, Musta, Lulaj, Olberkis, Lila. Ibrahim, A. Kasa, Lajthia, Manellari, Loukili, Tsague (4-2-3-1)

