Muçi në orbitën e gjigantëve të Italisë dhe Anglisë/ Zbulohet shuma e majme që Trabzonspor kërkon për yllin shqiptar, por trajneri refuzon ta shesë

TURQI , 28 korrik 2026 /Albania Express News/-Performancat e Ernest Muçit me fanellën e Trabzonsporit kanë tërhequr vëmendjen e klubeve të mëdha evropiane.

Sulmuesi shqiptar raportohet se është në listën e dëshirave të Napolit në Serie A dhe Aston Villas në Premier League, të cilat kanë nisur kontaktet me klubin turk për situatën e tij.
Sipas mediave turke, të dy klubet kanë kërkuar informacion nga drejtuesit e Trabzonsporit në lidhje me kontratën dhe kushtet e mundshme të një transferimi për 24-vjeçarin shqiptar.

Muçi, i cili u transferua te Trabzonspori gjatë merkatos së verës për rreth 8.5 milionë euro, ka impresionuar me paraqitjet e tij dhe është kthyer në një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës turke.
Trabzonspor, megjithatë, nuk duket i gatshëm të ndahet lehtë nga ylli shqiptar. Klubi turk ka vendosur një çmim prej 20 milionë eurosh për kartonin e Muçit, duke synuar të realizojë një fitim të konsiderueshëm nga shitja e tij.
Trajneri i Trabzonsporit, Fatih Tekke, raportohet se dëshiron që Muçi të vazhdojë të jetë pjesë e skuadrës edhe sezonin e ardhshëm. Tekniku turk e konsideron shqiptarin një element të rëndësishëm të planeve të tij, falë aftësisë për të luajtur si numër 10, por edhe në krahët e sulmit.
Nëse një klub do të pranojë të paguajë shumën e kërkuar prej 20 milionë eurosh, Trabzonspori do të siguronte një fitim prej rreth 11.5 milionë eurosh nga transferimi i Muçit.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Macron: Zjarret pranë Bordeaux, më të ashprat që ka përjetuar Franca që nga Lufta e Dytë Botërore

FRANCË ,28 korrik 2026/Albania Express News/-Presidenti i Francës, Emmanuel...

Avokatët shqiptarë dhe të huaj takojnë Erion Veliajn në burgun e Durrësit, në fokus strategjia e mbrojtjes

DURRËS ,28 korrik 2026/Albania Express News/-Ekipi i avokatëve të...

Aksident me katër automjete në Bradashesh, dëme të konsiderueshme materiale, dyshohet për të plagosur

ELBASAN ,28 korrik 2026/Albania Express News/-Një aksident rrugor është...

Çfarë do të sjellin robotët humanoid në qeverisjen reale të botës?

Nga Aleksandër Çipa TIRANË ,28 korrik 2026/Albania Express News/-Ritmet krijuese...