Moti sot i paqëndrueshëm, reshje shiu në zonat malore

TIRANË, 11 maj 2026/Albania Express News/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njoftoi se sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me kthjellime dhe alternime vranësirash mesatare e hera-herës deri të dendura, më të theksuara në relievet malore në lindje.

Gjatë orëve të mesditës deri pasdites në relievet malore të vendit reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët.

Në mënyrë të izoluar reshjet në relievet malore në formën e shtrëngatave afatshkurtra.

Era do të fryjë me drejtim juglindje-jugperëndim me shpejtësi mesatare 6 m/s, e cila përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore hera-herës pritet të arrijë shpejtësi deri në 14 m/s shoqëruar me valëzim në dete të forcës 3-4 ballë.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

“Mot i keq në Elbasan/ Rrëshqitje inertesh në Dragostunjë, shembet ura në Sinaballaj dhe izolohen 9 fshatra”

ELBASAN,16 maj 2026/Albania Express News/Reshjet e shiut kanë përfshirë...

Skënder Hita: Kush sulmon uniformën e Policisë do të ndeshet me ligjin

TIRANË, 16 maj 2026/Albania Express News/ Drejtori i përgjithshëm...

Milani, një “çështje shqiptarësh”/ Pas Igli Tares, lind pista ‘Viktor Bezhani’ për kuqezinjtë

MILANO,16 maj 2026/Albania Express News/Pronarët e “RedBird” kanë një...

Putin bëhet ‘xheloz’, kreu i Kremlinit ‘prenoton’ datën e takimit me Xi Jingping menjëherë pas Trump

MOSKË,16 maj 2026/Albania Express News/Kremlini njoftoi sot se presidenti...