MOSKË – Putin: Rusia ka pushtuar gati 5 000 kilometra katrorë në Ukrainë këtë vit

Presidenti rus Vladimir Putin deklaroi mbrëmë se forcat ruse kanë pushtuar pothuajse 5 000 kilometra katrorë tokë në Ukrainë gjatë vitit 2025 dhe se Moska mban plotësisht iniciativën strategjike në fushëbetejë, “sipas Reuters”.

Putin, i cili foli gjatë një takimi me komandantët e lartë ushtarakë rusë në ditëlindjen e tij të 73-të, tha se forcat ukrainase po tërhiqen në të gjitha drejtimet e frontit. Ai shtoi se Kievi po përpiqet të godasë thellë në territorin rus, por kjo nuk do ta ndryshojë situatën në luftën që zgjat më shumë se tre vjet e gjysmë.

“Në këtë moment, forcat e armatosura ruse mbajnë plotësisht iniciativën strategjik”, tha Putin gjatë takimit të zhvilluar në veriperëndim të Rusisë, pranë Shën Petersburgut, sipas një transkripti të Kremlinit.

Sipas tij, trupat ukrainase “po tërhiqen përgjatë gjithë vijës së kontaktit, pavarësisht përpjekjeve për rezistencë të ashpër”.

Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi gjithashtu se kishte marrë nën kontroll edhe dy fshatra të tjera përgjatë frontit, i cili, sipas komandantit të lartë të Ukrainës, shtrihet në një gjatësi prej rreth 1 250 kilometrash .

Shef i Shtabit të Përgjithshëm të forcave të armatosura ruse Valery Gerasimov tha gjatë takimit se forcat ruse “po përparojnë praktikisht në të gjitha drejtimet”. Ai shtoi se trupat ukrainase po përpiqen vetëm të ngadalësojnë përparimin rus.

Sipas Gerasimov, luftime të ashpra po zhvillohen në Pokrovsk dhe në drejtim të Dnipropetrovskut. Trupat ruse po avancojnë drejt qyteteve kyçe Siversk dhe Kostyantynivka në rajonin kryesor të Donetskut.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

Zgjedhjet në Kosovë, Bashkimi Europian: Presim tranzicion të rregullt të pushtetit

Bashkimi Europian e përshëndeti rrjedhjen e qetë të procesit...

Balluku: Rrjeti i ri 20 kV në Velipojë, më shumë siguri energjetike për banorët dhe turistët

Velipoja është shndërruar në një qendër të rëndësishme ekonomike...