“Mokra n’Fest” – tradita, muzikë dhe mijëra vizitorë pranë urës historike të Golikut

Nga Xhensil Shkëmbi 

Ndarja e kulaçit, dollia me 101 shëndete dhe vallja dyshe e burrave janë traditat që njihen në çdo fshat të Krahinës së Mokrës. Këto e shumë të tjera, janë sjellë në skenën e Mokra n’Fest, një eveniment i përvitshëm që këtë herë mblodhi mbi 4000 persona në Urën e Golikut.

Drejtor i Turizmit dhe Trashëgimisë Kulturore në Bashkinë Pogradec, Ledjan Zeqollari, shprehet: “Festa e Mokrës festohet për herën e tretë pranë urës së Golikut, është monument kulture e kategorisë së parë, i përket shekullit të 17. Është urë mjaft e rëndësishme e degëzmit të rrugës Egnatia që asakohe kalonte përgjatë Mokrës, promovon turizmin, promovon monumentet e kulturës që Mokra i ka të shumta. Krahasuar me vitet e tjera ka një numër mjaft të madh njerëzish kjo falë promovimit që është bërë”. 

Mokra është e njohur edhe për shumëllojshmërinë e gatimeve ndërsa rakia e kësaj zone nuk njeh gjini, pasi dollia ngrihet nga burrat e nga gratë. Ja si shprehen banorët: “Mokra për tradita, për punedore, për byrek, mishin në hell, fasulet. Kulaçi, buke me brumë, sodanik, me miell pe misri. Rakinë e pinë e bhrrat e gratë, bëjnë dolli”. 

Të shumtë ishin ata që kishin ardhur edhe nga qytete të ndryshme të Shqipërisë, por e jashtë saj. “Kam ardhur së me pëlqen shume Mokra, gëzuar Festën Mokrës. Jam nga Peshkopia hera e parë në Moker. Shumë bukur”.

“Vij nga Rumania. Kam vjehrrin këtu. Kam burrin shqiptar. Kam dy vjet. Me pëlqen. Do rikthehem”.

Mokra n’Fest vijoi gjatë gjithë ditës me muzikën tradicionale të zonës, vallet popullore, ndërsa gjatë mbrëmjes pati edhe spektakël në ajër, ku Fiona Rushiti dhe vajza të tjera performuan për pjesëmarrësit e festës.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Regjistrimi fillestar, drejt përfundimit procesi në 108 fshatra nga Elbasani në Vermosh

ELBASAN,16 maj 2026/Albania Express News/ Agjencia Shtetërore e Kadastrës...

Tmerr në aeroportin e Splitit në Kroaci/ Avioni me 135 persona në bord del nga pista me 240 km/h, shmanget tragjedia

KROACI,16 maj 2026/Albania Express News/Një Airbus A220-300 i “Croatia...

Alis drithëron sërish skenën me këngën “Nan”, artisti shqiptar dhuron performancën emocionuese në finalen e “Eurovision 2026”

EUROVISION,16 maj 2026/Albania Express News/Alisi ka dhuruar një performancë...

Zgjedhjet për kreun e PD/ Berisha ka 1 javë në dispozicion për fushatë, votat numërohen në qendrat e votimit. Zbardhet udhëzimi

TIRANË,16 maj 2026/Albania Express News/Edhe pse Partia Demokratike zhvillon...