Mjeti lundrues me 11 emigrantë të paligjshëm rrezikoi mbytjen në brigjet e Vlorës, shpëtohen nga Policia Kufitare

VLORË ,17 korrik 2026/Albania Express News/-Rreth orëve të para të mëngjesit të sotëm, Policia Kufitare mori njoftim se një mjet lundrues me 11 persona në bord ndodhej në rrezik, rreth tetë milje larg grykëderdhjes së lumit Vjosë.

Menjëherë pas sinjalizimit, shërbimet e Policisë Kufitare u nisën drejt zonës me dy mjete lundruese tip gomone dhe arritën të lokalizojnë mjetin, duke bërë të mundur shpëtimin e të gjithë personave që ndodheshin në bord.
Sipas të dhënave paraprake, emigrantët janë shtetas të pesë vendeve të ndryshme të Afrikës dhe Azisë. Ata janë transportuar në tokë dhe ndodhen në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, ku po kryhen procedurat e nevojshme.

Ende nuk është përcaktuar destinacioni i tyre apo nëse po tentonin të kalonin drejt Italisë me mjetin e vogël lundrues. Kjo pritet të sqarohet pas marrjes në pyetje të tyre dhe përfundimit të veprimeve hetimore nga autoritetet kompetente.
1-Haiti
1-Afganistan
1-Liberia
3-Pakistan
5-Bangladesh

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Kërkoi hapjen e partisë, deputetja socialiste Aulona Bylykbashi i përgjigjet Spiropalit: PS ka statut, vendimmarrja kolegjiale

TIRANË ,17 korrik 2026/Albania Express News/-Deputetja socialiste Aulona Bylykbashi...

Botërori 2026/ Një tjetër risi e FIFA, unaza festive për kampionët si në sportet amerikane

BOTËRORI 2026 ,17 korrik 2026/Albania Express News/-Të dielën e...

Çmime të çmendura biletash: Spanja dhe Argjentina luajnë finalen më të shtrenjtë në historinë e sportit

BOTËRORI 2026 ,17 korrik 2026/Albania Express News/-Ethet para finales...

Kamioni bie në një humnerë në Peru/ 14 të vdekur, mes viktimave një fëmijë

PERU ,17 korrik 2026/Albania Express News/-Të paktën 14 persona...