Mjekët i mbyllin karrierën ish-yllit të Chelsea, për shkak të një problemi serioz me zemrën

Sipas portalit brazilian Globo, ish-mesfushori i Chelseat, Oscar, ka vendosur të tërhiqet nga futbolli për shkak të një problemi mjekësor të identifikuar muajin e kaluar.

34-vjeçari u rrëzua gjatë një seance stërvitore me Sao Paulon, dhe më pas u diagnostikua për një problem kardiak i quajtur sinkopa vazovagale.
Kjo është një humbje e përkohshme e vetëdijes e shkaktuar nga një rënie e presionit të gjakut dhe e rrahjeve të zemrës, apo në zhargonin e përditshëm quhet të fikët. Kjo gjendje nuk konsiderohet kërcënuese për jetën kur menaxhohet siç duhet, por mund të përbëjë pengesë për një karrierë futbolli.

Oscar tashmë e ka njoftuar klubin e tij për vendimin, në mënyrë që ata të mund të planifikojnë sezonin e ardhshëm pa të. Njoftimi zyrtar pritet të bëhet në ditët e ardhshme. Oscar kaloi katër vjet e gjysmë te Chelsea, ku shënoi 38 gola në 203 ndeshje dhe fitoi dy tituj të Ligës Premier, para se të transferohej për një kontratë të majme në Kinë në janar të vitit 2017

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Gjithçka mbetet e hapur

Nga Erion Sqapi AF Elbasani reagoi në mënyrën më të...

Sot shënohet 180-vjetori i lindjes së rilindasit të shquar Naim Frashëri.

PËRMET,25 maj 2026/Albania Express News/Naim Frashëri (Frashër, 25 maj...

Marrëveshja me Iranin, Trump-negociatorëve amerikanë: Mos u nxitoni

SHBA,25 maj 2026/Albania Express News/Presidenti amerikan, Donald Trump, deklaroi...

Moti sot/ E hëna me kthjellime dhe reshje lokale shiu, ja zonat që preken

TIRANË,25 maj 2026/Albania Express News/Kjo e hënë do të...