Mjafton goli i Saka, Arsenali mund Atleticon dhe bëhet finalisti i parë i Championsit

Arsenali është finalisti i parë i Champions-it këtë sezon, kjo pas fitores 1-0 kundër Atletico Madrid në “Emirates”.

Sfida e luajtur në Londër ishte e mbyllur, me të dyja skuadrat që tentuan të mbroheshin. Gjithsesi, goli i vetëm i sfidës u shënua nga Bukayo Saka në minutën e 44’, i cili u gjend në vendin dhe kohën e duhur për të dërguar topin në rrjetë pas një goditje të Trossard që u ndal nga Oblak.

Spanjollët tentuan me të gjitha forcat për të gjetur golin e barazimit në pjesën e dytë, por mbrojtja e “Topçinjve” ishte e pathyeshme.

Kështu, Arsenali bëhet finalisti i parë i këtij sezoni të Ligës së Kampionëve, teksa në 30 qershor do të presë në Budapest fituesin e gjysmëfinales tjetër mes Bayernit dhe PSG.

Rezultati:

Arsenal 1-0 Atletico Madrid

Trossard 44′

Ngjarjet Kryesore:

90+6′ Mbyllet sfida me fitoren 1-0 të Arsenalit!

90′ Akordohen 5 minuta shtesë.

80′ Llorente godet brenda zonës, por Raya e kontrollon topin pa probleme.

66′ Gyokeres godet nga brenda zonës, por topi del jashtë kuadratit.

51′ Simeone kalon bukur Raya, por në fund nuk godet siç duhet pasi ndalohet nga Gabriel.

46′ Nis pjesa e dytë!

45+2′ Mbyllet pjesa e parë!

45′ Akordohet 1 minutë shtesë.

44′ Goool Arsenal 1-0/ Trossard godet brenda zonës dhe topi ndalet nga Oblak, me Sakan që e gjen veten në vendin dhe kohën e duhur për ta shtyrë drejt rrjetës. 

19′ Gabriel provon me një gjuajtje nga jashtë zone, me topin që përfundon jashtë.

8′ Alvarez gjen një top në zonë dhe godet me të djathtën, por tentativa e tij përfundon jashtë kuadratit.

1’ Nis sfida në “Emirates”!

Formacionet Zyrtare:

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Regjistrimi fillestar, drejt përfundimit procesi në 108 fshatra nga Elbasani në Vermosh

ELBASAN,16 maj 2026/Albania Express News/ Agjencia Shtetërore e Kadastrës...

Tmerr në aeroportin e Splitit në Kroaci/ Avioni me 135 persona në bord del nga pista me 240 km/h, shmanget tragjedia

KROACI,16 maj 2026/Albania Express News/Një Airbus A220-300 i “Croatia...

Alis drithëron sërish skenën me këngën “Nan”, artisti shqiptar dhuron performancën emocionuese në finalen e “Eurovision 2026”

EUROVISION,16 maj 2026/Albania Express News/Alisi ka dhuruar një performancë...

Zgjedhjet për kreun e PD/ Berisha ka 1 javë në dispozicion për fushatë, votat numërohen në qendrat e votimit. Zbardhet udhëzimi

TIRANË,16 maj 2026/Albania Express News/Edhe pse Partia Demokratike zhvillon...