Ministria e Drejtësisë kërkoi ekstradimin, gjykata në Francë lë në paraburgim Ermal Beqirajn: Mund të shkoja dhe në Dubai, por…

TIRANË , 25 gusht 2026/Albania Express News/-Biznesmeni shqiptar Ermal Beqiraj do të vijojë të qëndrojë në paraburgim në Francë, pasi gjykata ka rrëzuar kërkesën e tij për lirim.

Vendimi vjen në një kohë kur autoritetet shqiptare kanë paraqitur një kërkesë për ekstradimin e tij.
Sipas Paris-Normandie, 44-vjeçari u arrestua në Francë pasi kishte fluturuar me avionin e tij të vogël mbi centralin bërthamor të Penly, në Seine-Maritime.

Beqiri kishte qenë në kontroll të avionit të tij teksa fluturonte mbi zonën e Normandisë. Pas uljes në aeroportin e Méaulte, ai u arrestua nga autoritetet franceze.
Pas arrestimit të tij, autoritetet franceze morën një kërkesë nga Ministria e Drejtësisë së Shqipërisë për ekstradim. Beqiri kërkohet në lidhje me dyshime për mashtrim të organizuar.
Sipas informacioneve të raportuara nga AFP dhe të cituara nga media franceze, SPAK dyshon se në Francë janë identifikuar disa pasuri që mund të kenë origjinë kriminale dhe që lidhen me biznesmenin shqiptar.
Mes tyre përmenden llogari bankare me vlerë mbi 2 milionë euro, dy apartamente, një avion privat, automjete dhe një pronë e përshkruar si kështjellë në departamentin Oise, në veri të Francës.
Sipas disa raportimeve në mediat shqiptare, bëhet fjalë për Château d’Auteuil, në Berneuil-en-Bray, pranë Beauvais, e cila dyshohet se është blerë për rreth 2.6 milionë euro.
Beqiri ka kaluar javët e fundit në burgun e Beauvais. Më 20 gusht, avokati i tij kërkoi lirimin e biznesmenit përpara dhomës hetimore të Gjykatës së Apelit të Amiens.
Mbrojtja argumentoi se klienti i saj ishte subjekt i një “ndalimi të paligjshëm”, duke theksuar se Beqiri kishte mësuar më herët nga mediat shqiptare se ishte i kërkuar dhe kishte informuar vetë autoritetet franceze për situatën.
Sipas avokatit, fakti që ai kishte dhënë adresën dhe ishte vënë në dispozicion të autoriteteve nuk përputhej me pretendimin se ishte një person “i arratisur”.
“Arrita në Francë në moshën 16 vjeç, kam familjen time të dytë këtu. Po, lëviz shumë, në Turqi, Slloveni, Francë… Mund të kisha shkuar kudo, madje edhe në Dubai, por e dua Francën. Edhe nëse nuk zgjodha vendin më të mirë për t’u fshehur, as më të mirin për taksat…”, tha Beqiraj.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

“Travel off Path”: Shqipëria fiton terren në Mesdhe, Saranda kryeson bumin turistik

TIRANË , 25 gusht 2026/Albania Express News/-Shqipëria po konsolidohet...

“Euronews”: Tirana shpallet qyteti më ekonomik për pushime në Evropë

TIRANË , 25 gusht 2026/Albania Express News/-Tirana renditet në...