Ministri Vengu në Varshavë: Shqipëria, mes 15 vendeve kryesore për kapacitetet e mbrojtjes kibernetike

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu mori pjesë sot në Forumin e Sigurisë, në Varshavë, Poloni WSF2025, një format shumë i rëndësishëm në Evropë sa i përket bashkëpunimit mes vendeve të NATO-s, Bashkimit Europian dhe industrisë ushtarake.

Në një videomesazh të publikuar në rrjetet sociale, Vengu theksoi se ky forum mundësoi që eksperienca e ndërthurur të vendeve të NATO-s, BE-së dhe aktorëve të industrisë ushtarake të përdoret si një bazament i fortë për modernizimin e sektorit të mbrojtjes.

“Pas konsultimeve dypalëshe me homologun polak patëm mundësinë që të vendosnim piketat e bashkëpunimit në rrafshin e industrisë ushtarake dhe të fuqizimit të kapitalit njerëzor mes dy Forcave tona të Armatosura”, tha Vengu.

Ministri i Mbrojtjes vuri në dukje se Polonia është një vend shembull për sa i përket mënyrës se si ka gërshetuar anëtarësimin e saj në Bashkimin Europian dhe fuqizimin e industrisë ushtarake si një shtyllë zhvillimi ekonomik.

“Këto mësime të vyera ne synojmë t’i përvetësojmë në funksion të rritjes se kapaciteteve të Forcave të Armatosura shqiptare”, theksoi ai.

Ministri Vengu tha se sivjet sa i përket mbrojtjes kibernetike Shqipëria ka pasur arritje domethënëse, arritje të njohura.

“Ditët e fundit Shqipëria ka arritur të renditet mes 15 vendeve kryesore për sa i përket kapaciteteve të mbrojtjes kibernetike qofshin këto civile apo ushtarake. Do të përpiqemi ta replikojmë këtë format së shpejti edhe në vendin tonë falë bashkëpunimit me aleatët polakë, gjermanë, amerikanë në mënyrë që të gjitha përpjekjet e Shqipërisë në fushën e mbrojtjes, të industrisë ushtarake të mbrojtjes kibernetike të gjejnë një vend të posaçëm në politikën e bashkëpunimit tonë ushtarak me vendet aleate dhe posaçërisht me Evropën Juglindore”, theksoi Vengu.

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu zhvilloi sot një vizitë zyrtare në Poloni. Vengu u prit në takim nga homologu polak Władysław Kosiniak-Kamysz. Gjatë takimit u ra dakord për një intensifikim të bashkëpunimit mes dy ministrive të Mbrojtjes në dy elementë kyç, fuqizimi i kapitalit njerëzor dhe rritja e kapaciteteve prodhuese.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Kush është Viktor Gjini, ish-agjenti i SHISH dhe ‘koka’ e mafias shqiptare që operonte në Kili

KILI ,19 maj 2026/Albania Express News/Emisionit investigativ Reportajes Teletrec...

Arsenali shpallet kampion i Anglisë, barazimi i Cityt i sjell titullin “Topçinjve” pas 22 vitesh

ANGLI,19 maj 2026/Albania Express News/Arsenali është zyrtarisht kampioni i...

Ndeshja Itali-Greqi në rrezik anulimi, polemika dhe negociata mes federatave: Nuk luajmë me shpresat

ITALI,19 maj 2026/Albania Express News/Viti zero i kombëtares italiane...

Portieri 43-vjeçari hyn në histori, Skocia fton Craig Gordon për Botërorin 2026

SKOCI ,19 maj 2026/Albania Express News/Një histori frymëzuese po...