Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha pret studentin nga Maqedonia e Veriut, thekson rëndësinë e të drejtave gjuhësore

TIRANË, 15 prill /Albania Express News/ Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, priti në një takim studentin Mevlan Ademi nga Maqedonia e Veriut, me të cilin zhvilloi një bisedë mbi të drejtat gjuhësore dhe angazhimin qytetar të të rinjve.

Në një reagim të publikuar në rrjetin social X, Hoxha bëri të ditur se gjatë takimit dëgjoi kërkesat e studentëve, të cilët janë përfshirë në manifestime paqësore në vendin fqinj, lidhur me respektimin e plotë të të drejtave për përdorimin e gjuhës amtare.

Ai theksoi rëndësinë e zbatimit të qartë dhe konsekuent të Marrëveshjes së Ohrit, duke e cilësuar atë si themel të barazisë dhe të funksionimit efektiv të shtetit në një shoqëri multietnike.

Sipas ministrit, dëgjimi i zërit të rinisë dhe përfshirja e tyre në proceset vendimmarrëse përbën një element thelbësor të demokracisë, ndërsa angazhimi qytetar duhet të përkthehet në politika konkrete që garantojnë barazi dhe standarde evropiane.

Hoxha nënvizoi se mbështetja për këto vlera është e rëndësishme për forcimin e institucioneve demokratike dhe për të ardhmen evropiane të rajonit.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

“Rama jepe dorëheqjen”-Dita e 55 e rezistencës qytetare/ Protestuesit rikthehen në sheshin “Skënderbej”

TIRANË ,24 korrik 2026/Albania Express News/-Rezistenca qytetare hyn sot...

Luçiano Boçi: 10 arsye pse Prrenjasi nuk duhet të bashkohet me Librazhdin

Nga Luçiano Boçi: 10 arsye pse Prrenjasi nuk duhet të...

Rëndohet bilanci i viktimave nga krimi në Roskovec, ndërron jetë edhe gruaja e plagosur nga ish-dhëndri

ROSKOVEC ,24 korrik 2026/Albania Express News/-Bilanci i viktimave nga...