Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari ,takim me prefektët: Koordinim më i fortë dhe prani më e madhe në terren

TIRANË ,30 korrik 2026/Albania Express News/-Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, zhvilloi një takim pune me 12 prefektët e qarqeve, ku u diskutuan prioritetet e punës për periudhën në vijim, me fokus forcimin e koordinimit ndërinstitucional dhe rritjen e pranisë së institucioneve në terren.

Gjatë takimit, ministri Lamallari theksoi se garantimi i sigurisë së qytetarëve, mbarëvajtja e sezonit turistik, parandalimi dhe përballimi i emergjencave civile, veçanërisht zjarreve, si edhe funksionimi efektiv i mekanizmave të bashkëpunimit ndërinstitucional, mbeten ndër prioritetet kryesore të Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Një vëmendje e veçantë iu kushtua funksionimit të Këshillave Vendorë të Sigurisë Publike, për të cilët ministri kërkoi angazhim më të madh nga të gjitha institucionet përgjegjëse, duke theksuar se nuk ka vend për administrim rutinë, por për koordinim të vazhdueshëm, reagim të shpejtë dhe rezultate konkrete në shërbim të qytetarëve.

Ministri Lamallari nënvizoi se qytetarët i vlerësojnë institucionet përmes sigurisë që ndiejnë në jetën e përditshme dhe cilësisë së shërbimeve që marrin, ndaj çdo strukturë duhet të jetë në lartësinë e përgjegjësive të saj.

Në përfundim të takimit, ministri vlerësoi rolin e prefektit si përfaqësues i Qeverisë në territor dhe si hallkë kyçe në koordinimin e institucioneve, me qëllim garantimin e zbatimit të politikave publike dhe arritjen e rezultateve konkrete në interes të qytetarëve.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Taulant Balla: Punimet në bulevardin e Kavajës në kulmin e sezonit turistik, dëm për ekonominë lokale

TIRANË, 29 korrik 2026/Albania Express News/ -Drejtuesi politik i...

“Tani është radha jonë”, Trump urdhëron sulme drejt Iranit pas raketave ndaj bazave amerikane

SHBA ,30 korrik 2026/Albania Express News/-Shtetet e Bashkuara kanë...

Plas lufta në FIFA, Infantino vendos me shpatulla pas muri Anglinë dhe UEFA-n, gati mbledhja urgjente për bojkot

BOTA ,30 korrik 2026/Albania Express News/-Presidenti i FIFA-s, Gianni...