Ministri Gonxhja për revistën “The Collection”: Turizmi, motori i rritjes ekonomike të Shqipërisë

TIRANË, 7 maj 2026/Albania Express News/ Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja në intervistën e dhënë për revistën malazeze “The Collection”, ndau vizionin mbi rolin strategjik të turizmit në zhvillimin ekonomik dhe ndërkombëtarizimin e Shqipërisë.

Në intervistën e titulluar “Formësimi i së Ardhmes: Turizmi si Motori i Rritjes Ekonomike të Shqipërisë”, ministri Gonxhja thekson se, turizmi sot përfaqëson një sektor me ndikim të drejtpërdrejtë në ekonomi dhe një instrument të rëndësishëm për promovimin e imazhit të vendit dhe zhvillimin e qëndrueshëm të territorit.

“Shqipëria po konsolidohet si një destinacion gjithnjë e më i vlerësuar në rajon dhe në Europë, falë potencialit të saj natyror, trashëgimisë kulturore dhe përkushtimit për të ndërtuar një model turizmi cilësor dhe të qëndrueshëm”, u shpreh ministrja Gonxhja për “The Collection”.

Ministri Gonxhja vuri në dukje se ministria që ai drejton mbetet e përqendruar në zhvillimin afatgjatë të sektorit, rritjen e standardeve dhe krijimin e një oferte turistike me vlerat më të mira të Shqipërisë.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Rama: Investimet e huaja nuk janë kërcënim, resortet e luksit “fabrika” që krijojnë lëvizje në ekonomi

TIRANË, 2 korrik 2026/Albania Express News/-/ Kryeministri Edi Rama...

Vokli Laroshi, portieri 24 vjeçar shqiptar që po kërkohet me insistim nga klubet e mëdha të Ballkanit dhe Azerbajxhanit

NGA FATMIR POPJA TIRANË ,2 korrik 2026/Albania Express News/-Portieri shqiptar...

Reforma territoriale midis efikasitetit të shërbimeve dhe identitetit vendor.

TIRANË ,2 korrik 2026/Albania Express News/-Para disa ditësh Komisioni...