Ministri Gogu takon kreun e SPAK: Bashkëpunim për ligjin, kapacitetet dhe forcimin e shtetit të së drejtës

Ministri i Drejtësis, Toni Gogu ka zhvilluar ditën e djeshme një takim me kreu e SPAK, Klodjan Braho.

Gogu u shpreh se takimi vjen në kuadër të përgjegjësive të Ministrisë së Drejtësisë për funksionimin e sistemit të drejtësisë dhe bashkëpunimit ndërinstitucional.
Me anë të një postimi në Facebook, ministri sqaron se bashkëpunimi do të zhvillohet për përmirësimin e kuadrit ligjor, forcimin e kapaciteteve institucionale, rritjen e efikasitetit të sistemit dhe konsolidimin e standardeve dhe praktikave që garantojnë siguri juridike dhe besim publik.

Ministri Gogu ka shtuar se SPAK mbetet një institucion kyç në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.
“Dje zhvillova një takim institucional me drejtuesin e SPAK, z. Klodjan Braho në kuadër të përgjegjësive të Ministrisë së Drejtësisë për funksionimin e sistemit të drejtësisë. Bashkëpunimi ndërinstitucional do të zhvillohet në këto drejtime:
përmirësimin e kuadrit ligjor, duke adresuar boshllëqet ekzistuese në lidhje me statusin e prokurorëve, kompetencat proceduriale dhe bashkëpunimin ndërkombëtar
forcimin e kapaciteteve institucionale dhe mbështetjen infrastrukturore
rritjen e efikasitetit të sistemit dhe koordinimit në nivel politikash publike
konsolidimin e standardeve dhe praktikave që garantojnë siguri juridike dhe besim publik.
SPAK mbetet një institucion kyç në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, si dhe në konsolidimin e shtetit të së drejtës dhe avancimin e procesit të integrimit europian të vendit.
Bashkëpunimi ynë mbështetet në respektimin e plotë të ndarjes së pushteteve dhe të pavarësisë së institucioneve”, shkruan ministri Gogu.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Pamje magjike nga mali i Korabit

TIRANË, 20 maj 2026 /Albania Express News/ Temperaturat e...

“Trump është i paaftë mendërisht”, 30 mjekë arrijnë në rezultatin: Duhet shkarkuar nga detyra si President

USA,20,maj 2026/Albania Express News/Mjekët që konstatojnë tek Trump rënie...

Mot i kthjellët në të gjithë territorin me vranësira të pakta

TIRANË, 20 maj 2026/Albania Express/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri...

Kush është Viktor Gjini, ish-agjenti i SHISH dhe ‘koka’ e mafias shqiptare që operonte në Kili

KILI ,19 maj 2026/Albania Express News/Emisionit investigativ Reportajes Teletrec...