Ministri Andis Salla: Po punohet për riparimin e avarisë në kanalin që furnizon sistemin ujitës nga Rezervuari i Thanës

TIRANË, 21 qershor 2026/Albania Express News/ Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla bëri të ditur sot se ekipet teknike po punojnë në terren për riparimin e një avarie të konstatuar në kanalin e furnizimit që ushqen katër degët kryesore të ujitjes nga Rezervuari i Thanës.

Salla informoi se avaria ka ndikuar në furnizimin me ujë për zonat e Lushnjës, Divjakës dhe Fierit, ndërsa strukturat përgjegjëse janë angazhuar për rikthimin sa më të shpejtë të funksionimit normal të sistemit.

“Ekipet tona ndodhen në terren dhe po punojnë pa ndërprerje për eliminimin e avarisë dhe rikthimin e furnizimit normal me ujë”, u shpreh ministri.

Ministri Salla garantoi se po bëhet çdo përpjekje për zgjidhjen e situatës dhe rikthimin e plotë të furnizimit me ujë për vaditje në kohën më të shkurtër të mundshme.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

“Daily Mail”: Tirana kryeson renditjen evropiane për udhëtime të përballueshme

TIRANË , 28 gusht 2026/Albania Express News/-Pas një vere...

Inspektori i Përgjithshëm Dashnor Sula zhvillon takim pune me drejtuesit e inspektorateve qendrore

TIRANË , 28 gusht 2026/Albania Express News/-Në vijim të...

Nis takimi Ramës me ministrat dhe drejtuesit politik, si u ndryshua vendi i takimit për shkak të protestës

TIRANË , 28 gusht 2026/Albania Express News/-Në një vilë...