Mesazhi i veçantë i zjarrfikësve të Gramshit: “Ne zgjodhëm t’ju freskojmë me ujë, ju zgjidhni të mos ndizni zjarr!”

TIRANË ,03 gusht 2026/Albania Express News/-Në një periudhë kur temperaturat e larta dhe rreziku nga zjarret mbeten shqetësim serioz në mbarë vendin, Shërbimi Zjarrfikës i Gramshit ka zgjedhur një mënyrë origjinale dhe edukative për të sensibilizuar qytetarët, veçanërisht fëmijët, mbi rëndësinë e mbrojtjes së pyjeve.

Përmes një aktiviteti të organizuar në qytet, zjarrfikësit u dhuruan fëmijëve momente argëtimi dhe freskie me ujë, duke e shndërruar një ditë të nxehtë vere në një mundësi për të përcjellë një mesazh të fortë ndërgjegjësues: “Ne zgjodhëm t’ju freskojmë me ujë. Ju zgjidhni të mos ndizni zjarr!”

Në postimin e publikuar në rrjetet sociale, Shërbimi Zjarrfikës Gramsh thekson se mbrojtja e pyjeve është një përgjegjësi që u përket të gjithëve. Aktiviteti u realizua falë bashkëpunimit të Bashkisë Gramsh, vullnetarëve holandezë, Qendrës Kulturore të Fëmijëve Gramsh, Komisariatit të Policisë së Shtetit Gramsh, Policisë Bashkiake dhe Qendrës Spitalore Gramsh, të cilët u angazhuan për ta kthyer këtë nismë në një festë edukative për komunitetin.

Në përfundim të aktivitetit, organizatorët përcollën një apel të drejtpërdrejtë për qytetarët që të tregojnë kujdes maksimal gjatë sezonit veror, duke shmangur çdo veprim që mund të shkaktojë zjarr.

“Një pikë ujë sjell buzëqeshje. Një shkëndijë zjarri mund të shkatërrojë mijëra hektarë. Mos ndizni zjarr! Mbroni pyjet, mbroni jetën!”, është mesazhi që Shërbimi Zjarrfikës Gramsh u drejton të gjithë qytetarëve, duke kujtuar se parandalimi mbetet arma më e fortë në mbrojtjen e natyrës dhe të jetës.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Protestat kundër Reformës Territoriale, Berisha: Janë të ligjshme, qytetarët të reagojnë

TIRANË,03gusht 2026/Albania Express News/-Pasi doli nga Prokuroria e Përgjithshme,...

Reforma territoriale: transparenca e kritereve dhe interesi publik

Nga Ernelinda Meksi TIRANË ,03gusht 2026/Albania Express News/-Debati mbi reformën...