“Mentorët e Vitit” në Konferencën Ndërkombëtare Studentore 2026, vlerësohen pedagoget që frymëzojnë brezin e ri të studiuesve

ELBASAN,19 maj 2026/Albania Express News/Në kuadër të edicionit të pestë të Konferencës Ndërkombëtare Studentore 2026, një nga momentet më emocionuese dhe domethënëse të aktivitetit ishte ceremonia e vlerësimit të pedagogëve mentorë, të cilët me përkushtimin, profesionalizmin dhe mbështetjen e tyre kanë ndikuar drejtpërdrejt në formimin akademik dhe shkencor të studentëve.

Nën moton se pas çdo punimi kërkimor të suksesshëm dhe çdo prezantimi cilësor qëndron gjithmonë një mentor që udhëzon, motivon dhe beson te potenciali i studentëve të tij, organizatorët e konferencës ndanë certifikata vlerësimi dhe mirënjohjeje për pedagogët më të votuar dhe më të vlerësuar nga vetë studentët pjesëmarrës.

Ky vlerësim i veçantë erdhi si një shenjë respekti për figurën e pedagogut mentor, i cili nuk përcjell vetëm dije, por edhe frymëzim, besim dhe orientim profesional për të rinjtë që hedhin hapat e parë në botën e kërkimit shkencor dhe të akademisë.

Në ceremoninë solemne u nderuan:

Dr. Armela Mazrreku , për kontributin e saj në mentorimin akademik dhe angazhimin e vazhdueshëm në mbështetjen e studentëve në fushën e kërkimit shkencor.

Prof. as. dr. Dhurata Valera ,për profesionalizmin, udhëheqjen akademike dhe rolin e rëndësishëm në formimin e studentëve dhe nxitjen e mendimit kritik e shkencor.

Prof. as. dr. Dorina Çoni ,për përkushtimin ndaj edukimit, mbështetjen e vazhdueshme dhe frymën motivuese që përcjell tek studentët.

Organizatorët e konferencës theksuan se ky vlerësim nuk është vetëm një certifikatë simbolike, por një dëshmi e ndikimit të jashtëzakonshëm që pedagogët kanë në jetën akademike dhe profesionale të studentëve. Për shumë prej të rinjve pjesëmarrës, mentorët janë figura kyçe që i ndihmojnë të zhvillojnë aftësitë kërkimore, të fitojnë vetëbesim dhe të ndërtojnë vizionin e tyre për të ardhmen.

Konferenca Ndërkombëtare Studentore 2026 vijon të shërbejë si një platformë e rëndësishme për promovimin e dijes, inovacionit dhe bashkëpunimit akademik, duke vendosur në qendër jo vetëm studentin, por edhe rolin e pazëvendësueshëm të pedagogut mentor në suksesin e çdo rrugëtimi universitar.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Rashela Kotherja ,vizionarja e brezit të ri në historinë frymëzuese të suksesit të Elite Travel Group

TIRANË,19 maj 2026/Albania Express News/Për më shumë se 25...

Ronaldo synon ëndrrën e madhe të Botërorit, trajneri Martinez zbulon listën e lojtarëve të thirrur

PORTUGALI,2026/Albania Express News/Trajneri i Portugalisë, Roberto Martinez, ka publikuar...

Shpërthim me bombë pranë Ministrisë së Mbrojtjes në Siri/ Vdes një ushtar, plagosen 18 të tjerë

SIRI,19 maj 2026 /Albania Express News/Ditën e sotme një...