Policia ka arrestuar autorin e aksidentit të ndodhur pas mesnatës se të hënës në Vlorë, ku humbi jetën një 17-vjeçari Lenadro Shametaj. Blutë njoftojnë se 32-vjeçari me inicialet H.B., ishte duke drejtuar një automjet tip “Porsche” në gjendje të dehur. Më tej mësohet se ai u përplas me një motomjet tip “Trinity”, të cilin e drejtonte i mituri, që për pasojë ka humbur jetën në vendin e ngjarjes.
NJOFTIMI:
Specialistët e Seksionit të Trafikut Urban dhe Interurban Vlorë arrestuan në flagrancë, për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, shtetasin H. B., 32 vjeç, banues në Vlorë, pasi më datë 28.10.2025, rreth orës 00:15, në bulevardin “Ismail Qemali”, duke drejtuar automjetin tip “Porsche”, në gjendje të dehur, është përplasur me motomjetin tip “Trinity”, me drejtues një shtetas të mitur, 17 vjeç, i cili si pasojë, ka ndërruar jetë.