Me rastin e 15-vjetorit të ringritjes së Tyrbes së Baba Isuf Horosani në Luftinjë të Tepelenës do të përurohet shtatorja e Haxhi Bab Faik Selmanit

Në 20 gusht 2025, ora 10:00 vendi i shenjtë në Luftinjë Nr. 1 do të bëhet qendër pelegrinazhi dhe përkujtimi për besimtarët bektashianë dhe të gjithë dashamirësit e kulturës shpirtërore shqiptare. Nën kujdesin e Kryegjyshatës Botërore Bektashiane, Gjyshatës Bektashiane Elbasan, si dhe të Haxhi Baba Admir Selmanit dhe Dervish Sami Selmanit, do të zhvillohet një aktivitet i veçantë përkujtimor dhe kulturor.

Kjo ngjarje madhore përfshin disa momente të rëndësishme .Përkujtimi i 15-vjetorit të ringritjes së Tyrbes së Baba Isuf Horasani, një figurë e ndritur e historisë dhe urtësisë bektashiane. Vendosja dhe përurimi i shtatores së Haxhi Baba Faik Selmanit, një personalitet i shquar në jetën shpirtërore dhe atdhetare të trevës.Promovimi i librit “Emblemë e urtësisë Bektashiane”, një vepër e Baba Faikut që vjen si testament i një jete të përkushtuar ndaj besimit, dijes dhe dashurisë për atdheun.

Programi parashikon fillimisht përshëndetje nga përfaqësues të pushtetit vendor, klerikë, myhybë dhe shoqata atdhetare të zonës së Tepelenës. Më pas, nga ora 12:00 deri në 15:30, të pranishmit do të kenë mundësi të shijojnë tingujt tradicionalë të këngës polifonike nga grupet e Tepelenës dhe Vlorës, si dhe performancën e këngëtarit të njohur Ylli Baka. Ngjarja do të kulmojë me një drekë të shtruar për të gjithë pjesëmarrësit.

Vlen të theksohet se falë përkushtimit të Haxhi Baba Admir Selmanit, mbështetjes së Bashkisë Memaliaj, si dhe kontributit të Pëllumb Beta, kushëri i Baba Faikut, është rregulluar rruga nga Canaj deri tek Tyrbja e Baba Isuf Horasanit me rërë bituminoze, duke e bërë të aksesueshme për çdo automjet.Kjo ditë do të jetë një dëshmi e gjallë e gjurmës që lë besimi, përkushtimi dhe dashuria për rrënjët shpirtërore. Ftohen të gjithë besimtarët, studiuesit dhe dashamirësit e kulturës bektashiane të jenë pjesë e kësaj ngjarjeje të veçantë.

albaniaexpress.al

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Miratohet me 100 vota pakti i ri mes PS e PD për rregulloren e Kuvendit, voton kundër vetëm Redi Muçi i Lëvizjes Bashkë

TIRANË,21 maj 2026/Albania Express News/Seanca maratonë e së enjtes...

Mbyllet etapa e tretë e Turit të 83-të Çiklistik të Shqipërisë

TIRANË, 21 maj 2026 /Albania Express News/ Etapa e...

“Porta e Alpeve”, Karakaçi: 100 milionë euro investime për turizmin dhe infrastrukturën në Shkodër

TIRANË, 21 maj 2026/Albania Express News/ Projekti “Porta e...

SHBA zhvendos aeroplanmbajtësen Nimitz drejt Karaibeve, Kuba mund të ketë fatin e Venezuelës

SHBA,21 maj 2026/Albania Express News/Me aktakuzën ndaj Raul Castros,...