Mbyllet etapa e tretë e Turit të 83-të Çiklistik të Shqipërisë

TIRANË, 21 maj 2026 /Albania Express News/ Etapa e tretë e Turit të 83-të Çiklistik të Shqipërisë, solli spektakël përgjatë itinerarit Elbasan – Belsh – Vlorë, duke u bërë dhe promovuese e bukurive natyrore dhe turistike të vendit.

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja shpërndau në rrjetet sociale pamjet mahnitëse nga kjo etapë që pati një ritëm të lartë gare mes peizazheve mahnitëse shqiptare.

Çiklistët dhuruan emocione të forta deri në vijën e finishit, në qytetin bregdetar të Vlorës.

Fitues i etapës u shpall Guillaume Haldimann i ekipit Humard VP, ndërsa gara vazhdon të mbetet e hapur dhe shumë konkurruese në të gjitha klasifikimet.

Ky aktivitet ndërkombëtar po e vendos Shqipërinë gjithnjë e më shumë në hartën e sportit dhe turizmit evropian, duke promovuar qytetet, mikpritjen shqiptare dhe potencialin e madh që ka Shqipëria për zhvillimin e aktiviteteve sportive ndërkombëtare.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

E rëndë në Lushnje, djali me probleme mendore dyshohet se vrau nënën dhe plagosi rëndë babanë me sqepar

LUSHNJE, 24 gusht 2026 /Albania Express News/-  Një ngjarje...

Shkodra vlerësohet me “Green Destinations Bronze Award”

SHKODËR , 24 gusht 2026/Albania Express News/-Shkodra është vlerësuar...