“Mbrojtja e Trump në Shqipëri do bëhet nga dronët superinteligjentë ‘made in Albania”, Rama: Kemi bërë porosinë për ruajtjen më të sofistikuar kundërajrore

TIRANË ,31 korrik 2026/Albania Express News/-Kryeministri Edi Rama tha se Shqipëria do të përdorë dronë inteligjentë të prodhuar në vend për mbrojtjen e hapësirës ajrore gjatë Samitit të NATO-s që do të zhvillohet në Tiranë.

Gjatë fjalës së tij në ceremoninë e dorëzimit të 40 mjeteve taktike të prodhuara nga kompania shqiptare Timak, në bashkëpunim me atë shtetërore KAYO, ai tha se qeveria ka porositur edhe një sistem të sofistikuar të mbrojtjes kundërajrore, i cili, sipas tij, pritet të jetë së shpejti në dispozicion të Shqipërisë.
“Siç e kemi premtuar, mbrojtja e qiellit në samitin e NATO-s, ku do të jetë edhe Presidenti i Shteteve të Bashkuara që e dini vetë ju se si mbrohet nga qielli e nga toka e nga Marsi e nga Hëna, mbrojtja e qiellit do të bëhet me dronë superinteligjentë të prodhuar këtu në Shqipëri, “Made in Albania”.

Ashtu si kundër tanimë jemi gati, kemi bërë edhe porosinë edhe për mbrojtjen më të sofistikuar kundërajrore, të cilën do ta ketë shumë shpejt edhe Shqipëria”, tha Rama.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Nga kriza ekonomike te emigracioni, pse AfD po fiton terren në Gjermani dhe çfarë roli ka Elon Musk

GJERMANI ,21 shtator 2026 /Albania Express News/-Peizazhi politik në...

“The Sun” sjell eksperiencën shqiptare: Butrinti, Saranda dhe natyra e jugut

Shqipëria po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendjen e...

Aksident fatal në aksin Elbasan–Peqin, humb jetën një këmbësore

ELBASAN ,21 shtator 2026 /Albania Express News/-Një aksident i...

Ngushtica e Hormuzit boshatiset, vetëm 12 anije kaluan gjatë fundjavës mes tensioneve të larta dhe ngërçit SHBA-Iran

TIRANË ,21 shtator 2026 /Albania Express News/-Trafiku detar përmes...